Shteti gjerman i Bavarisë do të ndalojë mbulimin e plotë të fytyrës në shkolla, universitete, institucione qeveritare dhe qendrat e votimit. Ky vendim i shtetit jugor gjerman vjen vetëm disa muaj para zgjedhjeve federale.
“Komunikimi nuk bëhet vetëm nëpërmjet gjuhës, por edhe me anë të shprehjeve të fytyrës dhe gjesteve”, tha ministri i Brendshëm bavarez Joachim Herrmann. Burka ka ngjallur shumë debat dhe gjermanët janë shprehur pro ndalimit të saj, pasi sipas tyre kjo ka të bëjë me sigurinë e vendit. Çështja e emigracionit është diskutuar shumë së fundmi në Gjermani dhe kancelaria Merkel është vënë në qendër të kritikave për politikën e saj të dyerve të hapura.