Një bankomat në Paris të Francës është bërë “magnet” për hajdutët. Pre e një grupi xhepashësh ishte edhe një pensionist i cili sulmohet derisa po tërhiqte paratë nga bankomati, raporton Daily Mail. Katër fëmijë që policia beson se janë pjesë e një grupi të madh xhepashësh, shihet duke rrethuar pensionistin për t’ia vjedhur paratë ose për t’ia shikuar kodin e kartelës. Policia lokale ka thënë se ky bankomat sulmohet 20 herë në ditë nga grupet kriminale nga Rumania dhe Bullgaria. Këto grupe kryesisht janë me fëmijë.