Dënimet me vdekje për shkak të sulmit me bombë ndaj policëve në vitin 2014 u ekzekutua sot ndaj tre të dënuarve në Bahrein. Prokurori i Departamentit për Krime të Terrorizmi Ahmed El-Hamadi, për agjencinë zyrtare të lajmeve të Bahrainit (BNA) tha se janë ekzekutuar tre persona të dënuar me vdekje për sulmin me bombë në rajon Ed Diye e në të cilin u vranë tre policë. Gjykata e Apelit më 9 janar konfirmoi dënimin me vdekje për këta tre persona. Shtatë persona u dënuan me burgim të përjetshëm. Në mesin e pjesëtarëve të vrarë të forcave të sigurisë ndodhej edhe një oficer, shtetas i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), i cili ndodhej në Bahrein në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të sigurisë mes vendeve të Gjirit.