Pak orë para ndeshjes së përfaqësueses së Kosovës kundër Islandës, Kosova ka marr një lajm shumë të mirë. Donis Avdijaj ka marr lejen nga FIFA dhe është i gatshëm për sfidën me Islandezët, takim ky që nis në orën 20:45 në ‘Loro Boriqi’.
Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) e ka konfirmuar lajmin që Avdijaj ka marr lejen për të luajtur për Kosovën.
“Po, Donis Avdijaj ka marr lejen nga FIFA”, ka thënë shkurt Berisha.