Avancohet arsimi i mesëm profesional me grante nga MASH-i

116

Shkollat e mesme së bashku me kompani, ndërsa me mbështetje të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, përmes projektit të Bankës botërore, e avancojnë dhe përforcojnë cilësinë e arsimit të mesëm profesional.

Në fazën e parë janë përfshirë 10 shkolla të cilat kanë marrëveshje të ndërsjelltë me ndonjë kompani, ku nxënësit kryejnë mësimin praktik. Një nga kompanitë në të cilën nxënësit kryejnë mësim praktik është Energo sistem nga Shkupi, e cila së bashku me Shkollën e mesme shtetërore “Partenie Zografski” morën grant prej 10.000 eurove nga MASH-i, ndërkaq të cilën sot e vizitoi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski.

Gjatë vizitës në këtë kompani, Ristovski theksoi se me mbështetje të MASH-it përmes Projektit për zhvillim të shkathtësive dhe inovacioneve në bashkëpunim me Bankën botërore gjatë periudhës së kaluar është publikuar konkurs publik përmes të cilit janë ndarë grante të pakthyeshme prej 5 deri 20 mijë euro në drejtim të mbështetjes së firmave dhe shkollave të cilat do të lidhin marrëveshje të ndërsjellta në pjesën e bashkëpunimit dhe interpretimit të përbashkët në krijimin e kuadrit më cilësor në arsimin e mesëm profesional, i cili, siç shtoi, është me rëndësi të jashtëzakonshme dhe sfidë e madhe për RM-në, ndërkaq karakteristik për vendet me zhvillim të lartë si Gjermania dhe Austria.

Sqaroi se përmes këtij projekti, krahas pjesës teorike të mësimit që zbatohet në kuadër të kompanisë adekuate dhe në shkollë, ekziston edhe pjesa praktike e tërë këtij projekti ku nxënësit drejtpërdrejtë njihen me sistemet dhe në përgjithësi me mënyrën e plotë të funksionimit.

Në fazën e parë janë ndarë 10 grante nga 5.000 deri 20.000 euro, ndërsa siç theksoi zëvendësministri, MASH-i do të vazhdojë ta mbështesë këtë projekt dhe proces për rritjen e cilësisë së mësimit praktik dhe shkathtësive tek nxënësit.

Mësim praktik në Energosistem kryejnë 25 nxënës nga viti i 5-të. Për nevojat e mësimit praktik është përgatitur punëtori speciale në të cilën janë instaluar dhe vënë në funksion të gjitha elementet e parapara me programin në të cilin nxë[nësit praktikish i përfitojnë njohuritë për dedikimin, mënyrën e instalimit dhe mirëmbajtjes.

Drejtori i kompanisë, Zoran Kondratenko theksoi se pas përfundimit të projektit, Energosistem si kompani me përgjegjësi shoqërore do ta vendosë në disponim punëtorinë për mësim praktik për institucionet edukatove dhe shoqatat profesionale për trajnim të kuadrove në pajtim me nevojat e tyre.

Nxënësit shprehën kënaqësi nga mësimi praktik nga i cili mund të mësojnë gjëra të cilat do t’u ndihmojnë për punësimin e tyre të ardhshëm.

Të Ngjajshme