Audi duket se do të sjellë ndryshime në eksterierin e gjeneratës së re të Audi A1. Modeli i ri është fotografuar gjatë testimeve në Skandinavi me ç’rast është vënë re se ka shumë ndryshime, edhe pse automobili është i kamufluar. Ndryshimet që vihen re janë në retrovizorët e ripozicionuar më lartë. Po ashtu vërehet se mungon dritarja e tretë anash, por nuk është e qartë a është e mbuluar apo nuk do të ketë fare. Ndryshime vërehen edhe te dritat e automobilit, por ndryshime pritet të ketë edhe në interier. Gjenerata e re e A1 pritet të vijë në vitin 2019 me çmim më të ulët si automobila standardë. Modeli me motor 1.0-litërsh pritet të jetë modeli bazë.