Shkup, 25 qershor – Atalanta bleu para pak ditësh portierin Etrit Berisha, i cili do të mbetet në Bergamo, duke qenë numri një i kësaj skuadre, që arriti të siguronte gjatë kampionatit pjesëmarrjen në Kupat e Europës, bën të ditur portali “sportal.al”, transmeton KOHA.
Në tjetër shqiptar kthehet tek Atalanta, pasi Gjimshitit i ka përfunduar huazimi te Avelino, ndërkohë që për të ka oferta të shumta në Serinë B dhe në Serinë A për ta huazuar sërish.
Së fundmi në mediat italiane raportohet se në objektivin e Atalantës është sulmuesi anësor Azgjen Alioski, i cili spikati këtë sezon te Lugano. Pas lojtarit nga Prilepi janë vendosur disa skuadra dhe pritet që Lugano të përfitojë financiarisht nga shitja e tij.