Asnjë dëmtim serioz për Abrashin

Lajme të mira për Amir Abrashin nga Fraiburgu. Rezonanca magnetike, të cilës i është nënshtruar mesfushori shqiptar pas dëmtimit që pësoi në kaviljen e djathtë në miqësoren me Vaduzin...

Lajme të mira për Amir Abrashin nga Fraiburgu. Rezonanca magnetike, të cilës i është nënshtruar mesfushori shqiptar pas dëmtimit që pësoi në kaviljen e djathtë në miqësoren me Vaduzin ka treguar se nuk bëhet fjalë për diçka serioze, madje javën e ardhshme 26-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje. Ndërhyrja e futbollistit të Vaduzit ishte e frikshme, madje u mendua edhe me e keqja, që lojtari shqiptar të mungonte për disa muaj, por fatmirësisht shkalla e dëmtimit nuk rezultoi e rëndë. Fraiburgu vijon fazën përgatitore në Spanjë, për të qenë gati për pjesën e dytë të sezonit. Impenjimi i parë në Bundesligë për skuadrën e Abrashit do  të jetë sfida e shtëpisë me Bajernin e Munihut, në kuadër të javës së 17-të. Gjatë këtij sezoni mesfushori i kombëtares shqiptare është aktivizuar në 11 ndeshje të Bundesligës dhe ka shënuar një gol, në fitoren 1-3 me Verder Bremenin. Për shkak të një dëmtimi në kokë Abrashi ka munguar në disa takime. Rezultatet e rezonancës magnetike kanë ngrohur edhe ambientin kuqezi, pasi ky lojtar mbetet shumë i rëndësishëm për kombëtaren që më 24 mars do të luajë në Palermo eliminatoren me Italinë.

Kategoritë
Sport
Ska komente

Publiko komentin

*

*

Të ngjashme