Volvo XC90 është shpallur si një nga veturat më të sigurta që paratë mund të blejnë, sipas një analize të re të aksidenteve në Britaninë e Madhe. Ekspertët nga “Thatcham Reserch” kanë analizuar statistikat zyrtare të marra nga policia, ku kanë gjetur se deri më tani asnjë njeri nuk ka vdekur brenda veturës Volvo XC90, as si pasagjer e as si shofer, në mes të viteve 2004 e 2017.
Drejtori i kompanisë hulumtuese, Matthew Avery, ka thënë: “Zakonisht kur një veturë është e re, nuk ka raste me fatalitet, por ne kemi rreth 14 vite histori me XC90, e kjo qëndron”. Rreth 54 mijë njësi XC90 janë shitur në Britaninë e Madhe që prej vitit 2002, kur u lansua modeli i parë.
Ky lajm i shkon për shtati edhe deklaratës së fundit të Volvo-s, të cilët kanë zbuluar misionin e tyre të ri të quajtur “Vision 2020” ku kanë deklaruar se askush nuk duhet të vdes apo të lëndohet seriozisht brenda makinës së kësaj kompanie. Volvo njihet edhe për sistemin e sigurisë ‘pasiv’ dhe ‘aktiv’ të cilët Avery thotë se “janë duke ofruar benefite në botën reale”.