Shkup, 25 maj – Shpend Asani dhe Emre Xhan Atila, nuk do të jenë më pjesë e FC Shkupi, bën të ditur gazeta KOHA. Kryesia e klubit vendosi që të ndërpresë bashkëpunimin me të dytë, të cilët siç e dimë kanë qenë të huazuar nga skuadra e Shkëndijës respektivisht Konjasporit.
Në anën tjetër, mësuam se kryesia e klubit ka filluar bisedimet me futbollistët të cilëve u skadon kontrata, dhe pasi të kryhen ato, do të fillojnë të mendojnë edhe për përforcimet e mundshme.
Cekim, FC Shkupi këtë sezon do të na përfaqësojë në garat e Liga Evropës, bashkë edhe me skuadrën e Vardarit e Rabotniçkit.