Trajneri që ka bërë karrierë në disa skuadra të njohura si Fiorentina, AC Milan dhe Galatasaray, shihet në një video duke u përleshur me pronarin e restorantit. Sipas medieve turke trajneri dhe dhëndri i tij kanë lënë pesë persona të lënduar pas incidentit.
Federata turke e paralajmëroi dje që vendimi është merr pas disa ngjarjeve që nuk kanë të bëjnë me futbollin. Terim e kishte marrë drejtimin e kombëtares në vitin 2013, ku nuk arriti ta dërgojë në Kupën e Botës, ndërsa ishte pjesë e Euro 2016.