Shkenca e mjekësisë ka arritur një ndër sukseset e mëdha, pacientin nga HIV pozitiv ta bëjnë HIV negativ. Virusi HIV apo ndryshe njihet me emrin “AIDS” është sëmundje e gjakut që prek imunitetin e njeriut dhe rezultati është vdekja! Ka paciente që me disa terapi kanë arritur të jetojnë shumë vite me këtë sëmundje por duke u përballur me shumë vështirësi financiare ngase medikamentet janë me kosto të lartë si dhe probleme shëndetësore ngase rrezikon imunitetin e njeriut. Instituti i zbulimeve shkencore në Barcelona ka arritur që përmes dy vaksinave të krijuara nga Thomas Hanke në Oxford që përdoret kundër virusit ‘HIV’ të kombinojnë me ‘Ropidepsin’ një medikament që përdoret kryesisht në terapitë e sëmundjes së kancerit. Nga 15 persona të testuar ky kombinim në pesë prej tyre shfaqet rezultati ‘HIV negativ’ për disa jave rresht në disa me muaj. Zakonisht të prekurit nga virusi ‘HIV’ janë të detyruar të përdorin çdo ditë medikamente shumë të shtrenjta për terapitë e tyre. Përmes këtij zbulimi planifikohet që në të ardhmen pacientet të mos përdorin çdo ditë medikamentet por të përdoret si vaksinë sezonale.