Sulmuesi, që vrau 39 persona në një klub nate në Stamboll në natën e Vitit të Ri, është arrestuar, kanë konfirmuar zyrtarët turq.
Mësohet se Abdulkadir Masharipov nga Uzbekistani është arrestuar në shtëpinë e një miku të tij në distriktin Esenyurt të Stambollit, të hënën, raporton “The Guardian”, transmeton koha.net.
Shteti Islamik kishte marrë përgjegjësinë për këtë sulm, që la të lënduar 70 persona të tjerë, duke thënë se ishte hakmarrje për përfshirjen e ushtrisë turke në Siri.