“Janë kryer hetime të shumta rreth këtij personi dhe personave të tjerë, disa prej të cilëve tani janë në burg”, ka thënë zëdhënësi i gjykatës, Gholamhossein Mohseni Ejei, në një konferencë për media. Fereidoun është ndihmës i lartë i presidentit Rohani, i cili ndërroi mbiemrin vite më parë. Ai është akuzuar një kohë të gjatë për krime financiare dhe korrupsion.
Në janar, një grup i parlamentarëve iranianë, patën bërë thirrje për nisje të një procesi gjyqësor për krime ekonomike ndaj tij. Kjo thirrje ishte përshkruar si e motivuar politikisht.