Prej tyre vetëm 207,900 ishin telefona BlackBerry. Kjo i jep prodhuesit Kanadez një përqindje tregu prej 0.0482%. Ky tre mujorit ishin dëshmitar i një tjetër ngjarjeje: Apple lë pas Samsung për tu pozicionuar si prodhuesi numër 1 në botë. Në 2016-ën u shitën plot 1.5 miliard telefona, një rritje me 5% krahasuar me 2015-ën. 352.7 milionë ishin telefona Android, ndërsa 77 milionë iOS. BlackBerry gjithashtu shet modelet DTEK50, DTEK60 dhe Priv të cilët nuk përfshihen në statistikën e 207.900 telefonave, sepse kanë sistem operativ Android. Përpara se të mbërrinin telefonat inteligjentë, BlackBerry-it ishin telefona e zgjedhur të profesionistëve. Me një tastierë të plotë fizike dhe funksionalitete të avancuara komunikimi, asgjë nuk i afrohej dot BlackBerry. Në Shtator kompania njoftoi ndalimin e prodhimit të telefonave me sistemin operativ të BlackBerry. Në tre mujorin e tretë u shitën 377.800 telefona.