Sipas TechCrunch, kompania prej 6 muajsh ka lançuar opsionin Tinder Select, i cili me sa duket mund të përdoret vetëm nga njerëz të cilët kanë një status të caktuar në shoqëri. Modelët, drejtorët ekzekutivë të kompanive dhe të gjithë ato që janë të suksesshëm në Tinder do të jenë të vetmit të cilët do të mund ta përdorin këtë version të personalizuar. E gjithë kjo do të funksionojë si një opsion “elitë” ku vetëm të famshmit do të mund të ndjekin njëri tjetrin. Tinder Select është opsioni më i fundit i Tinderit, përdorimi i të cilit është mjaft i thjeshtë. Akoma nuk është e qartë mënyra se si kompania do të mund ti bëjë pjesë të kësaj strategjie por duket se do të jetë vetë ajo që do ti përzgjedhë në bazë të nominimeve. Mendohet se ata të cilët Tinder do të zgjedhë ti ftojë, nuk mund të ftojnë dikë tjetër në mënyrë që Tinder Select të mos përhapet shpejtë.