Të mbijetuarve të tragjedisë së Grenfell në Londër iu është gjetur një zgjidhje e menjëhershme. Autoritetet vendase raportojnë se për 250 njerëzit e mbetur pa banesë për shkak të zjarrit që përfshiu godinën shumëkatëshe, do iu blihen apartamente luksoze. Ata kushtojnë rreth 2.5 miliardë dollarë dhe të gjithë apartamentet ndodhen në një pallat luksoz. Pallati ka gjithsej 500 apartamente, të cilat kanë një, dy ose tre dhoma gjumi. Një pjesë e mirë e tyre janë blerë nga qeveria e vendit për t’ia dhuruar familjeve që humbën gjithçka në ngjarjen tragjike. Disa prej familjeve vazhdojnë të qëndrojnë në hotele ose në makinat e tyre derisa të akomodohen në apartamentin luksoz rreth fundit të muajit. Pallati ka gjithsej 500 apartamente, të cilat kanë një pamje shumë të bukur, dhe janë të pajisura me mobile të klasit të lartë.