Gratë që marrin antibiotikë gjatë shtatzënisë mund të vënë në rrezik foshnjën ende të lindur, paralajmërojnë shkencëtarët. Ilaçet e përdorura për të luftuar infeksionet mund të ndërhyjnë tek sistemi imunitar afatgjatë i fëmijës. Sipas një studimi i ri, bakteret e mira në zorrë, që luajnë një rol kyç në zhvillimin e fëmijës, mund të dëmtohen nga ilaçet. Gjatë një testi të kryer tek minjtë, u zbulua se antibiotikët e marrë gjatë shtatzënisë rrit rrezikun e zhvillimit të pneumonisë, duke rrezikuar kështu jetën foshnjës. Shkencëtarët zbuluan gjithashtu se pas një ekspozimi ndaj antibiotikëve zhdukeshin edhe qelizat e sistemit imunitar të cilat luftojnë kancerin e mushkërisë. Ndërsa ekspozimi i gjatë ndaj tyre shkakton dëmtim të përhershëm të sistemit imunitar.