Edhe pse jemi në muajin dhjetor ku i ftohti është prezent, disa pushues në Antalya të Turqisë kanë shfrytëzuar ditët me diell për tu futur në det, raporton Anadolu Agency (AA). Në Antalya temperatura shënon 18 gradë celsius, ndërsa nxehtësia e ujit është regjistruar 22 gradë. Qytetarë dhe pushues të ndryshëm kanë shfrytëzuar këto momente duke shijuar ujin e ngrohtë të detit. Ndërkohë që disa qytetarë janë parë të zhvillojnë shëtitje në breg, disa të tjerë ditën e ngrohtë e kanë shfrytëzuar duke lexuar libra. Safiye Kavak, një qytetare që ka hyrë në ujë në këtë ditë dhjetori, thotë se uji është i ngrohtë dhe ajo e shfrytëzon gjithmonë këtë situatë. Duke vënë në dukje se çdo stinë është një bukuri në vete në Antalya, Kavak në vijim shtoi: “Jam shumë e lumtur që jetoj në Antalya dhe shpesh herë hy në ujë. Nëse në disa vende shumë njerëz luftojnë kundër borës, ne këtu shijojmë detin”.
Antalya, plazh në muajin dhjetor
Leave a comment