Anësori argjentinas, Paulo Dybala, është lënduar në sfidën kundër Sampdorias. Ai u detyrua të largohet nga loja në minutën e 27’të, duke u zëvendësuar nga Marko Pjaca.
Por, trajneri i Zonjës së Vjetër, Massimiliano Allegri, thotë se lëndim nuk është serioz. “Dybala ka një shqetësim në kofshë. Nuk është asgjë serioze dhe nuk kemi pse të brengosemi”, tha Allegri pas ndeshjes.