Strugë 17 mars – Nga data 17 e deri më 19 në Roterdam të Holandës, do të zhvillohet turniri i nivelit botëror “Karate 1-Premier League – Roterdam 2017”. Në këtë turnir janë paraqitur 1.257 sportistë, nga 321 klube, nga 73 shtete. Derisa, pjesë e këtij evenimenti do të jenë edhe dy karateistët e KK “Drini” nga Struga, Fatjona Aliu dhe Shaban Murtishi. Ndryshe, Fatjona do të garojë në kategorinë deri 50 kg, ndërsa këtë kategori janë paraqitur 57 sportistë nga 32 shtete, derisa Murtishi do të garojë në kategorinë deri 67 kg, kurse në këtë kategori janë paraqitur 140 sportistë nga 49 shtete.“Ky turnir është njëri nga tre aktivitet të cilat Federata e Karatesë së Maqedonisë i ka vënë si kriter (dy aktivitetet e tjera janë: kampionati shtetëror dhe kampionati ballkanik). Të tre këto aktivitete vlerësohen me pike, fituesi apo karateisti, i cili në fund grumbullon më shumë pikë, fiton të drejtën për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian. Të dy karateistët janë të maksimalisht të përgatitur dhe shpresojmë në një rezultat pozitiv’’, deklaroi Alim Hajredini, trajner i KK “Drini”. (koha.mk)