Naser Aliji, duke qenë se ka munguar kapitenio Ansi Agolli, ka luajtur titullar dhe me kohë të plotë ndaj Izraelit. Një paraqitje dinjitoze në krahun e majtë të mbrojtjes kuqezi, e përligjur edhe me fitoren mbresëlënëse 3-0. Pas ndeshjes, futbollisti i Kaiserslauternit u shpreh: “Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Treguam që jemi ekip shumë i madh dhe që jemi më të mirët, kur luajmë 11 kundër 11. Nuk besoj se kemi probleme në kombëtare. E treguam ndaj Izraelit që jemi ekip shumë i mirë dhe do të vazhdojmë kështu. Unë gjithnjë jam krenar kur vij në kombëtare dhe shpresoj që të luaj në të gjitha ndeshjet, por këtë e vendos trajneri”, deklaroi Aliji.