Hyrje | Aktuale | Ja profesionet më të paguara në vend

Ja profesionet më të paguara në vend

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Personeli mjekësor, informaticientët, administrata shtetërore dhe hotelierët mbeten profesionet më të paguara në vend. Nga 500 deri më 1000 euro e më shumë janë pagat mujore që marrin punonjësit e këtyre sferave

Shkup, 27 qershor - Të gjithë e dimë sa dhe prej ku përfitojmë, por shpesh mbi ne qëndron në ajër pyetja nëse në krahasim me profesionet e tjera, fitimi jonë është i madh ose i vogël. Prandaj, Enti Shtetëror i Statistikës ka bërë një raport preliminar ku ka prezantuar disa nga profesione aktuale në Maqedoni, me fitimin e tyre real.
Së pari për administratën shtetërore. Nëse jeni të punësuar në cilëndo prej institucioneve që janë pjesë e shtetit dhe të cilat normalisht paguhen nga buxheti, atëherë me siguri keni pagë mujore prej më shumë se 20 mijë denarëve. Para së gjithash, varet nga vendi i punës dhe nga koha, gjegjësisht vitet e stazhit. Në fillim të karrierës, në administratën shtetërore zakonisht marrin rrogë prej mesatarisht 12 deri në 15 mijë denarë. Me rritjen e obligimeve dhe viteve të kaluara në punë, fitohet 20 deri në 24 mijë denarë. Nëse jeni udhëheqës në ndonjë institucion, drejtor ose anëtar i organeve më të larta, rroga arrin mbi 30.000 denarë.
Më aktualët dhe më të kërkuarit për momentin në Maqedoni, janë informaticientët. Kur e fillojnë karrierën, zakonisht paguhen prej 200 deri në 300 euro, që më vonë - të ardhurat e tyre të rriten deri në 500 euro. Përparësia, të cilën ata e kanë është se lehtë mund të formojnë firmë me numër të vogël të të të punësuarve, janë të nevojshme vetëm kontaktet me subjektet e tjera juridike, me të cilët do të kishin bashkëpunuar. E tërë puna zakonisht përbëhet me punën në kompjuter, është lehtë të gjenden lokale përkatëse dhe me atë ata, të cilët formojnë kompani të re informatike që të vijnë deri tek të hyrat më të mëdha.
 
Inxhinierët elektro dhe teknik
Elektro-inxhinierët dhe inxhinierët e makinerisë gjithashtu janë profesione të kërkuara që për fillim paguhen me nga rreth 200 euro. Zakonisht, këta njerëz janë të punësuar në kompani më të mëdha, në të cilat vlerësohet mundi dhe avancimi i vazhdueshëm. Edhe pse vlerësohen si fakultete “të rënda”, avancimi dhe gjetja e vendit përkatës të punës për këto kuadro është më e rëndë. Avancimi sjell rrogë më të madhe, deri në 450 euro. Është e vështirë që kompanitë e pavarura, të reja dhe të vogla në këto fusha - të depërtojnë në treg, por nuk është e pamundur të mbijetojnë, sepse edhe një pjesë e këtyre kuadrove me lloj të këtillë të arsimit vendosen për një hap të tillë.
Inxhinierët e ndërtimtarisë dhe arkitektët janë profesione, të cilat për momentin përjetojnë ekspansion. Por, fakt është se çdoherë do të paraqitet nevoja për ndërtime të reja ose modifikim të të vjetrave. Gjithashtu, pjesa që i kushtohet interierit të brendshëm është fushë që tek ne tani ka filluar të zhvillohet. Për shkak të gjithë kësaj, këto profesione do të jenë të kërkuara një kohë të gjatë, por pak më vonë. Fitimi në të cilin mund të llogarisin këto kuadro nuk mund të definohet lehtë në ndonjë kornizë, por aspak nuk është e vogël. Megjithatë, të krijuarit e emrit, të punuarit me kualitet dhe mundësitë e klientëve, shumica e projekteve e definojnë fitimin, thuajse asnjëherë nuk është më e vogël se 1000 euro.
 
Mjekët mbeten të parët
Zejet e “bukura”, siç janë parukierët, makiazherët, stilistët, dizajnerët e modës e arrijnë ekspansionin e tyre, dhe mirë paguhet puna e tyre. Për fatin e tyre, nuk u mungon klientela në Maqedoni, por sërish emri dhe mënyra e tyre e punës e bën dallimin mes tyre. Kështu që ata, më të popullarizuarit kanë fitim të pastër prej 200 deri në 400 euro mesatarisht për vetëm një projekt, derisa të tjerët për shumën e njëjtë - duhet të punojnë tërë muajin. Megjithatë, edhe ata japin mund dhe prandaj ky fitim aspak nuk duhet të befasojë. Personeli mjekësor, pavarësisht nëse bëhet fjalë për mjekët, stomatologët, ose farmaceutët, fitojnë shumë. Fitimi i tyre mesatar është prej 1.000 deri në 3.000 euro, varësisht nga kualiteti i punës, numri i pacientëve dhe krijimi i brendit nga emri i tyre. Tek ne, në zhvillim e sipër është mjekësia private, ku mundi i këtyre profesionistëve vlerësohet edhe më shumë në të holla. Specialistët në fusha të caktuara, varësisht nga nevoja e atij kuadri, marrin paga edhe më të mëdha se sa të theksuarat më herët. Personat, të cilët janë në profesionet juridike dhe ekonomike, siç janë noterët, avokatët, përmbaruesit, kontabilistët, menaxherët, analistët, brokerët kanë fitime të mira mujore. Fitimi i tyre fillon me minimum 500 euro, por mund të arrijë shifra edhe më të mëdha. Këto profesione janë specifike sipas individualizmit që ata e kanë., me fitimin e pavazhdueshëm dhe jokonstant të njëjtë. Megjithatë, i vogël është numri i njerëzve të aftë të jenë bartës të këtyre funksioneve, ndërsa të gjithë të tjerët, të cilët janë pjesë e profesioneve juridike dhe ekonomike, ndërsa janë vetëm personel shoqërues, pagat i kanë mesatarisht prej 250 eurove.
 
Hotelierët para marketeve dhe tregjeve
Hoteleria, megjithatë e përjeton bumin e saj - vazhdimisht jemi nëpër kafiteri dhe dalim nëpër objekte hotelerie. Prandaj, fitimi i tyre është i madh. Vlerësimet thonë se pasi të mbulohen të gjitha harxhimet, pronarëve të objekteve hotelerike u mbesin nga rreth 2.500 euro fitim i pastër mujor. Kuptohet, numri është mesatare në nivel të shtetit, që do të thotë se ndokund fitimi është shumë më e lartë, ndërsa ndokund tjetër në shuarje të objekteve të hotelerisë. Minimarketet, të cilat zhvillohen në nivel të biznesit familjar mund të shuhen, por vetëm për shkak të punës së papërgjegjshme. Për ndryshe, sjellin fitim që një familje mesatare do të ishte e kënaqur dhe do t’i kishte mbuluar nevojat e tyre të tërësishme. Lë hapësirë për fitime edhe nga burime të tjera, ndërsa njëkohësisht paraqet mënyrë të realizohet fitim mesatar mujor prej 700 eurove.
Njerëzit, të cilët shesin në tregje realizojnë fitime prej 500 deri në 600 euro në muaj, por ajo asnjëherë nuk është e vazhdueshme dhe e sigurt. Plus asaj i shtohet edhe mundi i tërësishëm dhe puna që të vihet deri tek ajo, pastaj edhe udhëtimet e shpeshta dhe nervozat për shkak të plasmanit të pasiguruar të prodhimeve. Njerëzit të cilët e kanë bujqësinë si mjet ekzistimi më së shpeshti edhe në mënyrë familjare merren me të. (Z.V./KOHA)

Vlerëso tekstin
0

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

gjthsej: | Tregohen:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera ngaAktuale
Previous
image
Organizatat e grave kritike, Ligji as që implementohet
Aktivistet e kësaj sfere janë shumë kritike sa ia takon formës së zbatimit të ligjeve, promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të femrës dhe avancimin e barazisë gjinore. Sipas tyre, ligjet jo vetëm që nuk zbatohen, por në hartimin e politikave dhe strategjive institucionet as që angazhohen për të marrë mendimin e organizatave që prej vitesh e trajtojnë këtë problematikë ...
image
Edhe shqiptarëve nga Turqia ju takon shtetësia
Këtë e obligon Ligji aktual për shtetësi dhe Kushtetuta e Maqedonisë, thonë analistët dhe ekspertët e së drejtës kushtetuese, një ditë pas publikimit në gazetën KOHA të iniciativës, e cila sipas disa analistëve, ka për qëllim uljen e përqindjes së shqiptarëve në Maqedoni...
image
Kundër shpërnguljes dhe Parlamentit studentor
Protestuesit kundër mbylljes së programeve të disperzuara të USHT-së i kanë shtuar listës së çështjeve të hapura edhe atë të organizmave studentore. “Dëshirojmë të kemi një Parlament studentor, i cili do të jetë në mbrojte të studentëve dhe jo të klaneve brenda Rektoratit”, shprehet Raufi. Me një grup studentësh nga Tetova, ai thotë se kishin ardhur të mbështesin protestën kundër shpërnguljes së studentëve nga Shkupi në Tetovë...
image
Jashari takoi ambasadorin Sholendil
Ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari të martën u takua me ambasadorin e Turqisë në vend, Omyr Sholendil. Gjatë takimit, ambasadori Sholendil shprehu gatishmërinë e Turqisë ...
image
Xhaferri takoi ambasadorin e Spanjës, Abaroa Karansa
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferri ka takuar të martën ambasadorin e Spanjës në Maqedoni, Ramon Aboa Karansa. Me këtë rast, Xhaferri ka përgëzuar ambasadorin Karansa ...
image
Arrestohen 4 shtetas shqiptarë, prenë dru në Frangovë
Policia ka ndaluar katër shtetas të Shqipërisë si të dyshuar për prerjen ilegale të druve në një pyll në pronësi të shtetit, në hyrje të ...
image
Ademi i promovoi titujt e rinj të projektit "Përkthim i 1000 teksteve"
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, së bashku me zëvendësministrin për Arsim dhe Shkencë, Spiro Ristovski, sot morën pjesë në promovimin e 11-të  titujve ...
image
Gruevski: Raporti i "Heritixh" rekomandim për investitorët
Në lidhje me raportin e indeksit të lirisë ekonomike të Fondacionit "Heritixh", kryeministri Nikolla Gruevski sot tha se ai është rekomandim i shkëlqyer për investitorët ...
image
Besimi i bëri thirrje opozitës të kyçet në punën e Parlamentit
Zëvendëskryeministri për Eurointegrime, Fatmir Besimi sot në fjalimin e tij para deputetëve e përshëndeti rikthimin e PDSH-së opozitare në Kuvend dhe i bëri thirrje LSDM-së ...
image
Tërmet në Ohër dhe Strugë
Tërmet me fuqi prej 3,6 ballë sipas shkallës së Riterit është ndjerë sot në orën 12:32 në Ohër, Strugë dhe rrethinë.Tërmeti, sipas Opservatorit seizmologjik pranë ...
image
Të dielën fillon llogaritja dimërore e kohës
Llogaritja verore  e kohës përfundon natën ndërmjet datave 25 dhe 26 tetor ndërsa akrepat e orës do të zhvendosen një orë mbrapa.Ndryshimi i kohës do ...
image
Meta në Baku bisedon për projektin e gazësjellësit TAP
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Azerbajxhan, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta,  u prit nga Kryeministri i vendit, Artur Rasizade, me të cilin ...
image
Hetim kundër përfaqësuesve të lartë policor serb
Hetimi kundër përfaqësuesve të lartë policor serb është nisur për djegien e ambasadave të huaja në Beograd në vitin 2008...
image
Miratohet Buxheti për vitin 2015
Buxheti për vitin 2015 të ardhurat e të cilit janë projektuar në 163.280 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në 181.777 miliardë denarë është miratuar në seancën ...
image
Kryetari Bejta vlerëson kontributin e kolegjit Jahja Kemal
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta priti në takim një delegacion nga Kolegji Jahja Kemal të udhëhequr nga ushtruesi në detyrë - drejtori gjeneral, ...
Next
Arkivi
first first Tetor, 2014 first first
Di Ma Me En Pr Sh
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Arkivi sipas gazetareve
Tags
Ska tags per kete artikull