Fillimi | Aktuale | Një mësim nga Shqipëria

Një mësim nga Shqipëria

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Vendimi, i cili nuk irritoi shumicën absolute të popullsisë shqiptare në Shqipëri dhe nuk shkaktoi tensione ndëretnike, vjen në një kohë kur në Maqedoni mbizotërojnë edhe më tej paragjykimet dhe rezistencë ndaj realizimit të të drejtave të shqiptarëve, të cilët janë shumëfish në numër më të madh se sa maqedonasit në Shqipëri

Arben ZEQIRI/KOHA
Vendimi i Komisionit parlamentar të ligjeve në Shqipëri për emërtimin zyrtarë të komunës me shumicë maqedonase nga Liqenas në Pustec, ashtu siç kanë kërkuar banorët e kësaj komune, ka befasuar vendet fqinjë, ndër ta edhe opinionin në Maqedoni. Fakti që shumica e deputetëve nga radhët e Partisë Demokratike të kryeministrit Sali Berisha e propozoi dhe miratoi vendimin, ndërsa opozita socialiste e Edi Ramës nuk kontestoi përmbajtjen por vetëm periudhën, ka dëshmuar një pjekuri politike të shoqërisë dhe vetë shtetit shqiptarë, thonë analistët politik në Maqedoni. Vendimi i cili nuk irritoi shumicën absolute të popullsisë shqiptare në Shqipëri dhe nuk shkaktoi tensione ndëretnike, vjen në një kohë kur në Maqedoni mbizotërojnë edhe më tej paragjykimet dhe rezistenca ndaj realizimit të të drejtave të shqiptarëve, të cilët janë shumëfish në numër më të madh se sa maqedonasit në Shqipëri. Ndërkohë, edhe 12 vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, në Maqedoni mbeten edhe shumë vendbanime me emra sllavë të trashëguara nga ish-federata jugosllave, ndërsa edhe një vendim më i vogël për ndryshimin e emrave të rrugëve dhe shkollave ngjallë reagime dhe tensione te popullata maqedonase, ndërsa atyre ju paraprijnë reagime të vrullshme nga partitë maqedonase si ato në pushtet, ashtu edhe në opozitë. Një hap i tillë i shtetit dhe shoqërisë shqiptare, e cila nuk reagoi negativisht ndaj vendimit, është një shembull që duhet t’ju shërbejë të gjithë vendeve të rajonit se si duhet të sillen ndaj komuniteteve të tjera joshumicë në vendet e tyre , thonë analistët politik në Maqedoni. “Është për t’u përshëndetur një vendim i tillë, pasi vetë gjesti në vete është pozitiv dhe në drejtim të respektimit të pakicave që jetojnë në Shqipëri. Ky është një hap shumë i mirë dhe kuptohet se një hap i tillë i Republikës së Shqipërisë dhe kryeministri Berisha duhet t’ju shërbejë edhe vendeve të rajonit. Ky hap është një shtytje për thellimin e raporteve të mira mes vendeve dhe komuniteteve në rajon dhe shpresojmë që do ta ndjekin edhe shtetet e tjera”, thotë profesori Vllado Popovski, njëri nga përpiluesit e Marrëveshjes së Ohrit. Megjithatë, ai shprehet skeptik se guximi i shtetit dhe politikës shqiptare do të arrijë të efektuojë te shtetet fqinje të cilat duhet të ndjekin një hap të tillë. “Këtë qasje dhe këtë politikë duhet ta ndjekin edhe shtetet e tjera, por nuk besoj që do të ketë menjëherë efekt duke i ditur qëndrimet politike. Kemi një Greqi e cila nuk pranon asnjë etnitet pakicë, ndërsa njeh vetëm një pakicë religjioze, atë të myslimanëve, ndërsa dihet se në Greqi jetojnë edhe shqiptarë, maqedonas dhe etnitete të tjera. Kemi edhe një Bullgari e cila të paktën ndaj çështjes maqedonase ka qëndrim të ngurtë, por ne përsëri shpresojmë se shembulli i Shqipërisë do të ketë ndikim edhe atje, ashtu si edhe në Serbi, Rumani dhe vendet e tjera të Ballkanit që ende kanë paragjykime dhe janë të ngurta sa u përket komuniteteve joshumicë”, thotë Popovski. Analistët shqiptarë në Maqedoni thonë se një hap i këtillë i elitës politike në Shqipëri ka kaluar të gjitha kufijtë e tolerancës dhe është një shembull që nuk presin ta ndjek asnjë shtet tjetër në rajon, madje as Maqedonia. Edhe pse ata vlerësojnë se  në fjalorin e gjuhës zyrtare shqipe nuk duhet lejuar të hyjë një term maqedonas dhe se do të mjaftonte që kjo t’u jepej si e drejtë vetëm minoritetit maqedonas, megjithatë ky vendim thonë ata, flet se shqiptarët nuk kanë fobi, paragjykime dhe stereotipe ndaj minoriteteve dhe janë të gatshëm të tolerojnë edhe përtej kufijve të tolerancës së parë ndonjëherë. “Kjo mënyrë e zgjidhjes së kësaj çështje mendoj që nuk do të pranohet, jo në Maqedoni por në asnjë vend tjetër. Shqipëria si duket do të jetë një shembull ‘sui generis’ në këtë drejtim. Kjo në fakt flet edhe për një çështje tjetër, se sa shqiptarët nuk kanë fobi ndaj të tjerëve, do të thotë nuk kanë paragjykime, nuk kanë urrejtje, dhe siç duket në një situatë të këtillë shkohet edhe aq larg në skajshmëri, që mund të jetë në dëm të gjuhës shqipe. Toponimia shqipe nuk e njeh akronimin Pustec, përkundrazi ka akronim tjetër. Unë jam dakord që banorëve të atij vendbanimi që mos t’ju imponohet, siç ka qenë këtu praktika, që në gjuhën e tyre të përdorin akronomin e toponimit shqip, por të futet në fjalorin shqiptarë mendoj që nuk është në rregull. Tek ne në Maqedoni kemi problem krejt tjetër, nuk bëhet fjalë që ne t’ua imponojmë të tjerëve toponimin shqip, përkundrazi maqedonasit na imponojnë neve”, deklaroi analisti Naser Ziberi. Një vendim i tillë, shton më tej ai, vjen në një situatë kur nuk ekziston asnjë dokument ndërkombëtarë që e imponon këtë çështje. Vendimi për emërtimin zyrtarë të Komunës së Liqenasit në Pustec, duhet të miratohet edhe në seancë plenare në Parlamentin e Shqipërisë. 

Votoni këtë tekst
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera ngaAktuale
Previous
image
Punëtorëve s’u intereson kualifikimi
Struktura e pavolitshme arsimore e të papunëve dhe mungesa e kualifikimeve të nevojshme janë problemi kryesor për punësimin e tyre, andaj njohësit e ekonomisë sugjerojnë rritjen e interesimit të të papunëve për fitimin e shkathtësive të ndryshme ...
image
Instituti në kërkim të godinës dhe buxhetit
Ndërsa me rebalancin e buxhetit të këtij viti pritet të reduktohen fondet e akorduara për disa projekte, mes të cilave edhe për UNT, në MASH nuk kanë asnjë lloj informacioni se ç’po ndodh me projektin për ndërtimin e ITSHKSH dhe ambienteve universitare në ish kazermën e Ilindenit. Edhe pse punimet duhej të kishin nisur vitin e kaluar, ende nuk është hartuar as plani ideor ...
image
Përfundoi sesioni i qershorit nga testimi ekstern
Me përfundim të procesit të bisedimeve të rezultateve nga testimi më 28 qershor të vitit 2016 përfundoi sesioni i qershorit nga testimi ekstern, informoi Qendra...
image
Burgjet të standardizohen me ato të Evropës
Ri-integrimi i të burgosurve në shoqëri, sipas parashikimeve të palëve të cilat e kanë filluar këtë projekt, mendohet të bëhet duke vendosur dhe realizuar programe specifike me personat të cilët janë të dënuar për dhunë ...
image
70 për qind e veturave mbi 15 vjet të vjetra
Të dhënat zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS) tregojnë se 70 për qind e qytetarëve të Maqedonisë vitin e kaluar kanë regjistruar vetura që janë më të vjetra se 15 vite, gjegjësisht mbi 249.408 vetura mbajnë datën e prodhimit të vitit 2001, ndërsa brenda pesë viteve të fundit numri i veturave të reja kap shifrën prej 20.432 makina, që është 7 për qind ...
image
"Lajkamobajl" filloi me punë në Maqedoni
Operatori ndërkombëtar celular virtual "Lajkamobajl" (Lycamobile) sot kumtoi se starton me punë në Maqedoni. "Lajkamobajl" në tregun telekomunikues të Maqedonisë do të operojë me prefiksin 079....
image
Fshati i 12 hoxhallarëve
Një nga hoxhallarët e lindur në këtë fshat, është edhe Mevludin Arsllani, përveç se drejton Medresenë e Zagrebit, është edhe funksionar i lartë i Bashkësisë Islame të Kroacisë. Përkushtimi ndaj fesë për imamin e Tateshit të Epërm ka rezultuar dobiprurës për këtë lokalitet, sepse ka sjellë më shumë harmoni dhe solidaritet te banorët e këtij fshati...
image
Dibra ishte dhe mbetet vatër e kombit dhe fesë
Myftinia e Dibrës, vitin e kaluar, me rastin e Muajit të bekuar të Ramazanit, në një iftar të madh grumbulloi tre kryetarët e bashkësive islame...
image
Kombet e Bashkuara Artistike
E filluar më datë 24 qershor, Kolonia Artistike “Kombet e Bashkuara Artistike” e organizuar nga Shoqata e Artistëve të Artit Figurativ “Draodacum”, me rastin e...
image
Një qytet i hapur dhe mikpritës
Struga, si një qytet i hapur dhe pa paragjykime, është bërë vendbanim për shumë familje si nga brenda Maqedonisë ashtu dhe jashtë saj, të cilët falë profesioneve dhe bizneseve të tyre kanë gjetur rehatinë në qytetin bregliqenas ...
image
Në dhomë freskët, jashtë pengesë për tjerët
Në shumë objekte të tilla afariste ose banesore, janë vendosur kondicionerët e ajrit për të freskuar mjediset e qëndrimit. Por, pajisjet e tilla edhe pse janë të dobishme në një formë, paraqesin problem për qytetarët e rrethit, pasi pje­sa e jashtme e tyre që shfry­të­zohet për qarkullimin e ajrit vazhdimisht spërkat pija uji...
image
Plan-programe të përbashkëta
Lëndët e historisë, gjuhës dhe letërsisë, gjeografisë, muzikës që mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni, duhet të përshtaten me planet dhe  programet mësimore të shtetit shqiptarë....
image
Më shumë mjete për FSSHM
Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Emil Dimitriev ka qenë për vizitë në Fondin për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë (FSSHM);, si pjesë e vizitave të rregullta...
image
Hajndëll të mërkurën vjen në Shkup
Deputeti gjerman për krizën në vend Johanes Hajndëll do të vij të mërkurën në Shkup, ndërsa pas tij pritet që të arrij edhe zëvendës ndihmës...
image
Sugareski: Kuvendi moti nuk e kontrollon pushtetin ekzekutiv
Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Goran Sugareski sot në konferencë për shtyp i hodhi poshtë akuzat për mospjesëmarrje në seancë kushtuar pyetjeve të deputetëve,...
Next
Arkivi
first first Korrik, 2016 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31
Arkivi sipas gazetareve
Tag
Ska asnjë tag