Fillimi | Aktuale | Adem Jashari ngritët në Radushë

Adem Jashari ngritët në Radushë

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Shtatorja e heroit kombëtar Adem Jashari është vendosur të enjten në fshatin Radushë të Shkupit, në prani të familjarëve të komandantit legjendar dhe përfaqësuesve të BDI-së.

Shkup, 18 Nëntor - Shtatorja e heroit të madh kombëtar, Adem Jashari, tw dielën wshtw inauguruar në fshatin Radushë të Shkupit, në prezencë të një numri të madh tw qytetarëve, të cilët ishin pjesë e një manifestimi madhështor që u shoqërua edhe me program artistik. Të pranishëm në këtë manifestim ishin edhe pjesëtarë të familjes Jashari nga Drenica, si dhe funksionarë të lartë të partisë shqiptare në pushtet, Bashkimit Demokratik për Integrim të kryesuar nga Ali Ahmeti, si dhe mysafirw nga trevta tjera shqiptare. 

Kryetari i këshillit organizativ, Rafiz Haliti, heroin kombëtarë Adem Jashari e cilësoi si gurrëthemel të pavarësisë së Kosovës, lufta e drejtë e të cilit, shtoi më tej ai, alarmoi për gjendjen e rëndë të shqiptarëve asokohe të okupuar. “Ky rajon për herë të parë vendos një shtatore të simbolit të sakrificës për liri, të simbolit të rezistencës që riktheu dinjitetin dhe krenarinë e kombit tonë. Ai mobilizoi shqiptarët nga të gjitha anët e globit për një ideal, gjaku i tij dhe amaneti i tij e rreshtoi një komb të tërë në një emblemë të vetme, në një qëllim të vetëm për liri, unitet, dinjitet dhe krenari”, tha Haliti. 

Vendosja e shtatores së Adem Jasharit në Radushë, të dielën, koincidoi me ditëlindjen e nipit të heroit, Murat Jashari, i cili me këtë rast tha se kjo ishte dhurata më e shtrenjtë për të gjatë gjithë viteve të jetës së tij. “Adem Jashari nuk ishte vetëm një luftëtarë dhe një vizionarë i luftës, ai ishte dhe një familjarë i mirë, ishte ai i cili dinte të jepte dashuri edhe fëmijëve të tij, por edhe të tjerëve. Unë, njëri prej pjesëtarëve të asaj familje që pata fatin të rritem me të dhe ta kem prind edukativ, për mua nuk ka pasur dhe nuk do të ketë dhuratë më të mirë se sa zbulimi i shtatores së tij sot në Radushën heroike”, u shpreh Murat Jashari. 

Fjalim rasti mbajti edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili tha se komandanti legjendar Adem Jashari, nuk ju takon vetëm shqiptarëve, por është nder për të gjitha kombet që jetojnë në Ballkan. Ahmeti në fjalimin e tij vuri theksin e veçantë në sakrificën e familjes Jashari, e cila u sakrifikua thuajse e tëra, që paraqet një shembull unik të rezistencës në mbarë rajonin. “Adem Jashari nuk u takon vetëm shqiptarëve por duhet të jetë nderë i gjithë kombeve të Ballkanit që të ngritin përmendore për Adem Jasharin, sepse as Evropa e as Bota nuk kanë ndonjë rast të tillë, që i tëri të shkrihet dhe të prek ndërgjegjen e të gjithëve.  U dashtë 100 vjet rrugëtim që hija e tij të zbres në këto shkrepa. Legjendat, zanat nga shkrepat zbresin dhe vendosen në lugina për të kuvenduar për punë të mëtutjeshme, që ne të gjithëve na presin. Ky është amaneti dhe Adem Jashari legjendë e gjallë me porosi vendoset mu në këtë luginë”, tha Ahmeti. Vendosja e shtatores së heroit kombëtar Adem Jashari në fshatin Radushë të Shkupit, ishte aktivitet në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar. Të pranishmëve në manifestim iu drejtua edhe Fazli Veliu, kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe figura të tjera të ish UÇK-së dhe të jetës politike. 

Manifestimi u shoqërua edhe me program muzikor. Një këngë kënduar heroit Adem Jashari këndoi edhe këngëtarja e mirënjohur kosovare, Shkurte Fejza, ndërsa me pikë artistikë u paraqitën edhe artisë të tjerë shqiptar. (A.Z)

 

 

Votoni këtë tekst
2.00

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera ngaAktuale
Previous
image
Zjarrfikësit, mbi 100 thirrje në ditë
Tanimë janë aktivizuar të gjitha shërbimet e zjarrfikësve, të cilët vetëm gjatë javës së fundit, kanë intervenuar për shuarjen e mbi 60 zjarreve në Shkup dhe rrethinë. Ndërkaq në numrin 193, sipas qendrës së zjarrfikësve në Bit Pazar, brenda kësaj periudhe kur shënohen rritje të temperaturave, numri i thirrjeve nga ana e qytetarëve sillet prej 100 deri në 120 thirrje në ditë...
image
Shkupi 2014: Shtatë herë më i shtrenjtë, tre herë më i madh
Prej rreth dyzet përmendore, fasadat, skulpturat dhe objektet e promovuara në vitin 2010 për projektin “Shkupi 2014”, deri në vitin 2015 janë ndërtuar trefishë më...
image
Festivalet dhe shoqëritë drejt falimentimit
Festivali "Këngë Jeho" dhe "Sharri Këndon" rrezikojnë të zhvillohen ashtu si duhet, apo në rastin më të keq - edhe të mos mbahen. Vështirësitë financiare dhe buxhetet e kufizuara në maksimum dhe që tkurren çdo vit kanë bërë që organizatorët e tyre të jenë pesimistë sa i takon të ardhmes. Probleme të ngjashme kanë edhe disa prej shoqërive më kryesore. Në mungesë të zgjidhjes së statusit të tyre dhe funksionimit të atyre më kryesore si një ansambël nacional, drejtuesit e tyre janë të detyruar që t'i luten komunave, biznesit, por edhe partive për të plotësuar vrimat në buxhet ...
image
Sela akuza të rënda Hajdarit
I revoltuar me një artikull të botuar në portalin e gazetës “Lajm”, ka reaguar kryetari i Komunës së Strugës, duke i përmendur botuesit të gazetës Fejzi Hajdari një takim ku ky i fundit ka qenë i shoqëruar, siç thotë Sela, “me një mik tuajin dhe të Sasho Mijallkovit”...
image
Të lira 670 vende për studime për gra mbi 30 vjet dhe burra mbi 35 vjet
Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot e publikoi Konkursin 30/35 për regjistrim në fakultete për vitin akademik 2015/2016, dedikuar për gra mbi 30 vjet dhe...
image
Lirohen derivatet e naftës
Çmimi i benzinës prej sonte në mesnatë do të ulet për një denar, nërsa i dizelit dh vajit ekstra të lehtë për amvisëri për gjysmë...
image
Njëzetë e gjashtë aksidente për tre ditë në Shkup
Katërmbëdhjetë persona janë lënduar në 26 aksidente trafiku gjatë tre ditëve të kaluara në rajonin e Shkupit. Më 24 korrik policia e trafikut ka kryer ekspertizë...
image
Në "Alo doktor" 1.125 thirrje për shtatë ditë
Në linjën telefonike për këshilla mjekësore "Alo doktor" javën e kaluar janë paraqitur 1.125 qytetarë. Nga Shtëpia shëndetësore Shkup informojnë se nga 15 shtatori i vitit...
image
Vazhdim i debatit të amandamenteve për ribalancin e Buxhetit
Vazhdimin e tretë të debatit të amandamenteve për ribalancin e Buxhetit për vitin 2015 duhet ta mbajë sot Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet. Vazhdimin e...
image
Këtë javë më ngrohtë, temperaturat mbi 40 gradë Celsius
Mot më i ngrohtë me temperatura mbi 40 gradë Celsius sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, na presin gjatë kësaj jave. Moti sot do të...
image
Të hetohet Kumanova, s'ka veto për Maqedoninë
"Ne absolutisht jemi të interesuar që Maqedoninë ta shohim më të fuqishme dhe besojmë se është e një rëndësie strategjike për rajonin dhe gjithsesi për Shqipërinë që të kemi një Maqedoni të integruar dhe stabël. Plotësimi i Marrëveshjes së Ohrit është i rëndësishëm për stabilitetin e Maqedonisë dhe përgjegjësi e partisë në pushtet", ka thënë Rama, duke kërkuar sërish një hetim transparent dhe ndërkombëtar për luftimet e 9 dhe 10 majit në "Lagjen e Trimave" në Kumanovë...
image
LSDM nuk do publikojë “bombën” për Monstrën
Rasti “Monstra” dhe rasti liqeni i Smillkovës, ose publikimi i atij rasti - nuk do të ndryshonte asgjë, sepse ne publikuam bisedat e përgjuara ose...
image
Padi penale për vrasjen e Argëtim Asanit nga Struga
Kundër njëzetë e trevjeçarit A.K. nga fshati Veleshtë e Strugës është ngritur padi penale për "vrasje" dhe "përpunimin e palejueshëm, mbajtjen dhe tregtimin me armë...
image
Ari nuk kërkohet si më parë
Artaritë nuk e kanë shkëlqimin e dikurshëm. Ndryshimi i kushteve të jetesës, modernizimi, shkollimi masiv, ka ndikuar që qytetarët të vetëdijesohen dhe mos harxhojnë shumë para në blerje të arrit...
image
Foshnjat regjistrohen "pa etni" dhe "ilegalë"
Një numër i madh fëmijësh me një apo të dy prindërit shqiptarë kanë lindur nga bashkëshortësi të përziera etnike, apo edhe ilegale, ndërsa një pjese nuk iu dihet përkatësia etnike nga babai. Foshnjat shqiptare të evidentuara si "ilegale" përbëjnë thuajse gjysmën e foshnjave të kësaj kategorie ...
Next
Arkivi
first first Korrik, 2015 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Arkivi sipas gazetareve
Tag
Ska asnjë tag