Nxënësit shqiptarë tejkalojnë 35 përqindëshin
Të dhënat që MASH ka përdorur zyrtarisht vetëm gjashtë muaj më parë tregojnë se 34.8 për qind e gjeneratës së fundit të gjysmë-maturantëve në nivel shteti ishin shqiptarë. Në Shkup, ndërkaq, kjo përqindje është ende më e larët, respektivisht 36.6 për qind. Pra, nga 7 324 nxënës që sivjet mbaruan arsimin fillor, 2 677 nxënës ishin shqiptarë
Laura PAPRANIKU/KOHA
Shkup, 4 gusht – Zvogëlohet nga viti në vit numri i nxënësve nëpër shkollat e Maqedonisë. Si në arsimin fillor ashtu edhe të mesëm Maqedonia po shënon tkurrje të vazhdueshme të numrit të përgjithshëm, me tendencë të zvogëlimit të numrit edhe më të madh të nxënësve për vitet e ardhshme. Ky trend zvogëlimi i cili vërehet dukshëm nga viti në vit është karakteristikë e të dyja bashkësive më të mëdha etnike, sa i takon numri të nxënësve që regjistrohen për herë të parë. Mirëpo, llogaritur në përpjesëtim me numrin e përgjithshëm të nxënësve, përqindja e shqiptarëve shënon rritje gjithnjë e më shumë. Konkretisht, në nivel të Maqedonisë klasën e tetë e mbaruan 23 922 gjysmë-maturantë të vitit shkollor 2011/2012, prej të cilëve 8 323 ose 34.8 për shqiptarë. Ende më e larët është përqindja e shqiptarëve në shkollat e kryeqytetit. Në vitin shkollor 2011/2012, në të gjitha shkollat fillore të Shkupit arsimin fillor e mbaruan 7 324 nxënës. Prej tyre, 2 677 nxënës ose 36. 6 për qind shqiptarë.
Ministra e Arsimit dhe Shkencës (MASH) në informatën për fillimin e vitit të ri shkollor ka publikuar vetëm numrin në përgjithësi të nxënësve, por jo edhe në bazë të përkatësisë etnike. Klasën e parë thuhet se e kanë regjistruar 20 700 nxënës dhe se ka shkuar në rreth 200 000 mijë numri i nxënësve në arsimin fillor. Një vit më parë ishin regjistruar 21 331 filloristë, kurse ishte 199 892 numri në total i nxënësve të shkollave fillore. MASH nuk jep të dhëna as për numrin e nxënësve sipas përkatësisë etnike në arsimin e mesëm. Vetëm tregohet se janë regjistruar 20 049 nxënës në të gjitha shkollat e mesme. Ndërkaq, nuk ka të dhëna për numrin në përgjithësi të nxënësve në arsimin e mesëm i cili mendohet të jetë mbi 90 000. Megjithë rezervimet e MASH-it për publikimin e të dhënave për përqindjen e nxënësve në bazë të përkatësisë së tyre etnike, KOHA arriti të sigurojë të dhëna nga shërbimet e MASH-it, të cilat ishin në përdorim zyrtar gjatë përpilimit të Konkursit për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme. Këto të dhëna tregojnë se shqiptarët po bëhen çdo herë e më shumë faktor dominues i shkollave. Përqindja e tyre ritet çdo vit, si në arsimin e mesëm ashtu edhe atë fillor, duke tejkaluar madje edhe shkallën e 35 përqindëshit. Konkretisht, në shkollat fillore të Shkupit, prezenca e nxënësve shqiptarë është pak më tepër se 36.5 për qind. E lartë është edhe prezenca e shqiptarëve në nivel shteti, respektivisht mbi 34 për qind.
Të dhënat që MASH ka përdorur zyrtarisht vetëm gjashtë muaj më parë tregojnë se 34.8 për qind e gjeneratës së fundit të gjysmë-maturantëve ishin shqiptarë. Në këtë numër nuk hyjnë nxënësit shqiptarë të cilët mësimin e zhvillojnë në ndonjë gjuhë tjetër, si maqedonisht apo turqisht. Raste të këtilla ekzistojnë edhe më tej në Maqedoni, edhe pse jo në përmasat e para dhjetë viteve. Sidoqoftë, edhe ato numra të cilat u referohen numrit të nxënësve sipas gjuhën në të cilën e ndjekin mësimin, numri i nxënësve në paralelet me mësim në gjuhën shqipe mjafton për të dëshmuar se prezenca e shqiptarëve nëpër shkolla është shumë më e lartë se të dhënat zyrtare prej 25.7 për qind, që përdorën shteti për të treguar përqindjen e banorëve shqiptarë.
| Di | Hë | Ma | Me | En | Pr | Sh |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Facebook
Twitter
Google
Digg
Myspace
Yahoo MyWeb



Në Maqedoni (me mbi dy milionë banorë) në klasë të parë (fatosa) janë regjistruar 20.700;
Në Kosovë (me nën dy milionë banorë) në klasën e parë (fatosa) janë regjistruar mbi 30.000 (!?)
Publikoni komentin tuaj