Hyrje | Aktuale | Mësimi i matematikës, si në monizëm

Mësimi i matematikës, si në monizëm

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Metodat e vjetra didaktike, ngarkesa e lëndës së matematikës teori, apo edhe mungesa e kuadrit të profesorëve matematicientë, si dhe paralelet e ngarkuara me nga 30 e më shumë nxënës në klasë, janë disa prej shkaqeve në të cilat profesionistët e fushës shohin arsyet për suksesin e dobët të nxënësve në matematikë. BZHA, sipas zëvendësdrejtoreshës Selmani, punon në identifikimin e shkaqeve, mirëpo nuk dihet se kur do të jenë gati rezultat e atij hulumtimi

Laura PAPRANIKU/KOHA

Shkup, 15 maj
- Tani e disa dekada, Matematika vazhdon të mbetet njëra prej sfidave më të rënda të sistemit arsimor në Maqedoni. Të gjitha analizat e nxjerrin atë si lëndën më të padëshirueshme nga ana e nxënësve edhe atë në të gjitha nivelet e shkollimit. Në përfundim të arsimit të mesëm, rrallë kush e zgjedhë matematikën si lëndë të maturës shtetërore, ose vetëm 15 për qind e tyre (sipas të dhënave për maturën e vitit të kaluar), ndërsa matematika është gjithashtu lënda ku nxënësit tregojnë nivelin më ulët të dijeve në bazë të suksesit të notave. Profesionistët e fushës, thonë se kjo nuk ka të bëjë aspak me inteligjencën e nxënësve, por me një sërë faktorësh të tjerë objektiv, e që kryesisht kanë të bëjnë me metodat e vjetruara didaktike si dhe programet e stërngarkuara të lëndës së matematikës. Janë edhe faktor tjerë të jashtëm, si mbingarkesa e paraleleve me numër të madh nxënësish në klasë apo edhe mungesa perspektive, e cila reflekton në mungesën e kuadrit adekuat, por që gjithsesi sipas matematicientëve, ndikojnë për të krijuar stereotipe negative dhe perceptime të gabueshme se “matematika është lëndë e vështirë për tu mësuar”. “Matematika duhet të pësojë një ndryshim rrënjësor. Ne ende vazhdojmë me tematika të sistemeve të vjetra shkollore, të ish-sistemit socialist i përqendruar në aspektin teorik”, pohon matematicienti Halil Snopçe. Lënda e matematikës, shpjegon më tej ai, meqë është e stërngarkuar në aspektin teorik nuk mundet të përvetësohet nga nxënësit - në masë të gjerë. Për këtë shkak, që në moshë të hershme krijohen boshllëqe të ndryshme, të cilat është vështirë të kompensohen sepse vijnë e thellohen çdo herë e më shumë me kalimin e kohës, tregon ai.

Inxhinierët dhe ekonomistët japin matematikë
Snopçe, profesor në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë (UEJL) konsideron se shkollat publike kanë nevojë të reformojnë qasjen didaktike, në shembullin e shkollave private. “Duhet të ecet hapave të disa shkollave private, të cilat tentojnë ti japin me tepër karakterin pragmatik. Pra, duke shtuar peshën e aspektin praktik, matematika shumë lehtë mund t’ju shpjegohet nxënësve si lëndë aplikative, me shembuj të thjeshtë dhe konkret. Në këtë mënyrë do të arrijmë ta bëjmë matematikën një lëndë të perceptueshme nga të gjithë”, pohon Snopçe. Këtë mendim e ndan edhe Musa Zuka, këshilltar i lëndës së matematikës në Byrosë për Zhvillimin e Arsimit (BZHA). Problemi, thotë ai, qëndron tek interpretimi i lëndës, sipas praktikave dhe modeleve të vjetra që ofrojnë tekstet shkollore. “BZHA bën vazhdimisht plotësimin dhe ndryshimin e programeve të matematikës sipas metodave të reja, mirëpo kur vjen puna të hartohen libra në bazë të atyre programeve, kjo lihet në duart e njerëzve jo profesionit”, pohon ai. Përveç kësaj, Zuka vëren edhe mungesën e madhe të profesorëve me kualifikim adekuat. Në shkollën e mesme të ekonomisë në Shkup, për shembull, plotëson ai, nuk kemi profesor që ka kryer fakultetin e matematikës.
“Matematikë jep një profesor që ka diplomuar për ekonomi. Kemi edhe shumë shkolla të tjera, ku lëndën e matematikës e japin ose profesor me që ka kryer Fakultetin Pedagogjik ose të cilët janë diplomuar për inxhinieri, informatikë apo diçka tjetër”. Mirëpo, edhe në shkollat ku nuk mungojë profesorët me fakultet matematike, rezultatet janë të dobëta thuajse njësoj si të shkollave, për të cilat flet Zuka. Snopçe, i diplomuan për matematikë në FSHMN të Shkupit, në CV-në e tij numëron disa vite punë edhe në gjimnazin e Gostivarit. Sipas tij, është shumë rëndësishme që të mos harrojmë se në shkollat tona punohet me nga 30 e më tepër nxënës në një klasë. “Matematika është lëndë që kërkon punë interaktive dhe individuale. Në një klasë me 30 nxënës, arsimtari e ka të pamundur ti kontrollojë të gjithë nxënësit dhe të ushtrojë me ta metoda të mësimit interaktiv dhe të punojnë në mënyrë individuale me çdo nxënës. Për këtë arsye, është e pamundur që të priten edhe rezultate të lakmueshme në përvetësimin e njohurive nga lëndë e matematikës, nga një numri i madh i nxënësve në klasë”, sqaron ai.

Në kërkim të shkaqeve

Zëvendësdrejtoresha e BZHA-së, Ajshe Selmani, thotë se punohet në drejtim të identifikimit të arsyeve përse matematika është lënda më e padëshirueshme në Maqedoni.
“Është fakt se nxënësit tregojnë rezultate më të dobëta në lëndën e matematikës dhe se shumica e tyre nuk e zgjedhin këtë lëndë për provimin e maturës shtetërore, prandaj edhe po punojmë për të ndryshuar këtë gjendje”, thotë Selmani. Sipas saj, BZHA është duke bëtë një hulumtim për identifikimin e shkaqeve dhe paralelisht me këtë, për reformimin e lëndës së matematikës. “Në bashkëpunim me USAID-in realizojmë projektin ‘Matematika logjike’ në të gjitha shkollat, e që sipas informatave tona, është pritur mjaft mirë si nga mësimdhënësit ashtu edhe nga nxënësit”, thotë Selmani. Mirëpo, zëvendësdrejtoresha e BZHA-së nuk mund të thotë asgjë konkrete se kur do të jenë gati rezultatet e atij hulumtimi. Për provimin e maturës shtetërore, vitin e kaluar vetëm 2.956 nxënës, ose 16 për qind e numrit të përgjithshëm zgjodhën matematikën si lëndë të dytë të maturës shtetërore. Sivjet ka një tendencë rënie ende më të madhe, pasi rezultatet e viteve të kaluara kanë sugjestionuar nxënësit, që edhe ashtu nuk janë të sigurt në njohuritë nga kjo lëndë. Snopçe, i cila ka qenë personalisht edhe anëtar i Komisionit për përpilimin e testeve të matematikës për maturën shtetërore, për dy vitet e kaluara, është kritik edhe ndaj punës së këtij Komisioni. “Nuk është adekuate mënyra e përpilimit të pyetjeve si dhe e përzgjedhjes së tyre, pasi Komisioni nuk ka arritur të ndërtojë ende një metodologji të përpiktë për këtë punë”, pohon ai. Edhe pse mandati si anëtar i komisioni është katër vjeçar (2010-2014), sivjet Snopçe nuk u thirr të angazhohet në punën e Komisionin që ka përgatitur testet për maturën 2012. “Nuk jam interesuar të marrë vesh përse nuk më thirrën. Për mua nuk është asnjë problem. Dy vitet e kaluara dhashë kontributin tim dhe nuk më vjen aspak keq për punën që kam bërë. Tani, sigurisht nuk kanë më nevojë për nevojitem derisa nuk më thirrën”, shprehet me modesti Snopçe, profesor në UEJL, dikur student absolut i Universitetit të Shkupit.

Vlerëso tekstin
1.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

gjthsej: | Tregohen:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera ngaAktuale
Previous
image
Bejta: Nëse shqiptarët nuk trajtohen të barabartë, Maqedonia do thyhet si një pasqyrë para shqiptarëve
Karvani i vizitave të shtabit komunal zgjedhor të Degës së BDI-së në Gostivar të udhëhequr nga shefi i shtabit Nevzat Bejta, bashkë me kandidatet për ...
image
Sela e akuzon Merkon, UNS e pyet për shtëpinë
Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela, të premten akuzoi paraardhësin e tij Ramiz Merko për keqpërdorim të detyrës zyrtare në interes të Universitetit Ndërkombëtar ...
image
Platforma e RDK-së prezantohet në OEMVP
Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare,  Rufi Osmani, të premten  nënshkroi platformën për zhvillim ekonomik të Maqedonisë Veri-Perëndimore 2014-2018 të përgatitur nga OEMVP. Ai theksoi se ...
image
Zaev: Gruevski është kapur në flagrancë
Shkojmë në fitore, Gruevski është kapur në flagrancë.Doli se kush është krijuesi i vjedhjes së madhe në Maqedoni, kush është vjedhësi i popullit, tha mbrëmë ...
image
BDI në Kumanovë, PDSH në Zhitoshë
Partitë politike sot e vazhdojnë fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 27 prill. Kandidatët për deputetë të BDI-së do të mbajnë ...
image
BDI: 13 prilli fuqizoi shqiptarët dhe vetëdijësoi maqedonasit
Bashkimi Demokratik për Integrim shprehu falënderim që shqiptarët e kuptuan drejtë thirrje për t'i thënë "Jo presidentit të një anshëm". "Jo-ja shqiptare e 13 prillit ishte ...
image
Gruevski i kundërpërgjigjet LSDM-së për incizimin
Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në mitingun e VMRO-DPMNE-së në Berovë ka folur për publikimin e incizimit audio, ku sipas LSDM-së Gruevski dakordon marrëveshjen milionëshe ...
image
RDK: Në Maqedoni mbretëron terr informativ
Karvani i RDK-së ka vizituar vendbanimet e komunës së Vrapçishtit. Në këto takime programin e partisë e shpalosën deputetët potencial Vesel Memedi dhe Meli Jakupi. Kreu ...
image
Thaçi: Gruevski ju ka bërë “partall”
Partia Demokratike Shqiptare ka promovuar kandidatët e saj për deputet në Studeniçan të Shkupit.  Lideri i PDSH -së, Menduh Thaçi tha se disa thonë që ...
image
Ali Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit është substancë për hyrje në Evropë
Nën moton "Bashkë më të mirë, bashkë më të fortë, bashkë për Evropë" Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sonte në Manastir mbajti tubim parazgjedhor në ...
image
Arrihet marrëveshje për krizën në Ukrainë
Ukraina, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje për masat që duhet ndërmarrë, për të qetësuar krizën në Ukrainë. ...
image
RDK: Pushteti diskriminon BIM-in, favorizon KOM-in
Në vazhdën e takimeve parazgjedhore të RDK-së në rajonin e komunës së Tetovës u prezantua platforma zgjedhore e RDK-së. Para të pranishmëve kandidati për deputet, ...
image
Arifi: Të ndërtojmë shtete të së drejtës
Me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta bashkë me kryetarin e komunës së Çairit, Izet ...
image
Zaev akuzon për ryshfet, kundërpërgjigjet VMRO
Lideri i LSDM-së opozitare, Zoran Zaev, ka publikuar të mërkurën detajet  nga, siç tha, skandali prej mbi 2 milionë euro për të cilin një ditë ...
image
Tetovari sulmon policin
Policia e Tetovës ka nisur procedurën e sanksionimit të një të riu, i cili të martën ka sulmuar një polic gjatë ushtrimit të detyrës. Sipas ...
Next
Arkivi
first first Prill, 2014 first first
Di Ma Me En Pr Sh
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30
Arkivi sipas gazetareve
Tags
Ska tags per kete artikull