Hyrje | Aktuale | Mediat e humbën toruan pas "terroristëve"

Mediat e humbën toruan pas "terroristëve"

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Edhe gjatë ngjarjes së radhës të bujshme mediat nuk arritën që t'i përmbahen etikës gazetareske dhe normave të informimit të drejtë dhe të paanshëm. Shumë prej tyre morën të drejtën për të linçuar publikisht dhe në mënyrë kolektive grupin prej 20 personave të arrestuar, shumë prej të cilëve janë lënë të lirë nga policia, pa arritur që forcat e rendit t'i marrin në pyetje, por edhe gjykata të vendosë për fajësinë apo pafajësinë e tyre

Shkup, 4 maj - Përpara se policia të merrte në pyetje të arrestuarit dhe gjyqësori të japë verdiktin, titujt bombastikë dhe etiketimet e shfrenuara për tre ditë me radhë kanë pushtuar faqet e para të mediave të shkruara dhe kanalet televizive në gjuhën maqedonase.

Të tilla si: "Monstra kap monstrat e Smillkovcit", "Interpol në kërkim të vrasësve të arratisur", "Islamistët radikalë, të arrestuar për Smillkovcin", "20 të arrestuar për terrorizëm", "Islamistët radikalë kryen ekzekutimin", "Xhirimet nga arrestimi i islamistëve radikalë", "Arrestohen vrasësit", "Islamistët radikalë hapën zjarr në Maqedoni", "Vrasës vendas me motive talibane", e të tjera, janë sa humane, po aq edhe joprofesioniste, vërejnë ekspertë të komunikimit dhe ligjorë. Edhe gjatë ngjarjes së radhës të bujshme mediat nuk arritën që t'i përmbahen etikës gazetareske dhe normave të informimit të drejtë dhe të paanshëm. Shumë prej tyre morën të drejtën për të linçuar publikisht dhe në mënyrë kolektive grupin prej 20 personave të arrestuar, pa arritur që policia t'i marrë në pyetje, por edhe gjykata të vendosë për fajësinë apo pafajësinë e tyre.

Sipas "gjyqit" mediatik, grupi i 20 të arrestuarve ishin terroristë, autorë krimi, mostra, islamistë radikalë e të tjera. Sipas Shoqatës së Gazetarëve, kjo nuk është hera e parë që mediat të raportojnë me një mungesë të theksuar profesionalizmi, duke mos i shërbyer jo vetëm konsumatorit, por edhe duke ngritur edhe tensionet ndëretnike. Naser Selmani, kreu i SHGM, pohon se që pas ndodhisë së Liqenit të Smillkovcit mediat në Maqedoni treguan një lloj profesionalizmi dhe vetëpërmbajtje, por kjo nuk do thotë se nuk kishte përpjekje nga disa media që të spekulojnë me motivet, autorët e vrasjes, duke dashur ose duke insistuar që të prodhojnë incidente ndëretnike. Por, pasi MPB doli me informacione se ka zbuluar ato që dyshohen se janë autorët e vrasjes, shton Selmani, pjesa më e madhe e mediave, në vend që të mbanin një distancë mes asaj që deklaroi MPB dhe asaj që ende nuk është vërtetuar nga Gjykata, gjatë këtyre tre ditëve ka raportuar sikur ata persona nuk janë të dyshuar për momentin, por si autorë të veprës penale, duke mos respektuar parimin se çdo qytetar është i pafajshëm deri në momentin kur të konfirmohet fajësia e tij.

"Ne jemi ende shumë larg kur gjykata do të marrë vendim të caktuar dhe për këtë arsye jam i mendimit se mediat nuk duhet që të shndërrohen në instrumente propagande, në rastin konkret të MPB-së, për të bindur opinionin se personat e arrestuar janë autorë të krimit. Për çdo shoqëri demokratike, ata persona deri tani janë vetëm të dyshuar dhe media duhet të orientohen nga fakti sesa janë kredibile dëshmitë materiale që disponon MPB-ja për padinë që ka ngritur kundër tyre dhe jo ta marrin si të mirëqenë faktin se ato janë fajtorë dhe media të marrë të drejtën t'i shpallë fajtorë. Mendoj se kemi të bëjmë me një sjellje krejtësisht joprofesionale dhe kjo nuk është hera e parë", thotë Selmani. Përqasje mediatike johumane, që shkel në formën më flagrante të drejtat e njeriut, vëren eksperti ligjor, Naser Zyberi. Por, ai vëren se mediat dhe raportimi është produkt i situatës së përgjithshme, shoqërisë së polarizuar në dy blloqe dhe çdo gjë që ndodh shikohet nga prizmi i vetëm njërës.

"Mediat maqedonase i servuan opinionit vetëm njërën të vërtetë, siç ishte edhe rasti i liqenit të Smillkovcit dhe u vunë në shërbim të drejtpërdrejtë të një kauze dhe të dëmtimit të prezumimit të pafajësisë, duke i shpallur apriori fajtorë persona të caktuar dhe në kolektivitet, gjë që është tërësisht e gabuar, johumane dhe joprofesionale", thotë Zyberi. Deri tani nuk ka pasur asnjë lloj reagimi, as nga Avokati i Popullit, lidhur me mënyrën abuzive të raportimit dhe propagandës mediatike, ndërsa nga SHGM, Naser Selmani, thotë se nëse ky trend i raportimit joprofesional do të vazhdojë, do të mundohen që të gjejnë mënyra që të reagojnë, pasi kemi të bëjmë me një sjellje që nuk i shërben as opinionit dhe që në një mënyrë mund të nxisë edhe tensione të brendshme ndëretnike. (E.H./KOHA)

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

gjthsej: | Tregohen:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera ngaAktuale
Previous
image
PE-ja sërish rekomandon fillim të negociatave për Republikën e Maqedonisë
Në rezolutën e PE-së njëjtë si në deklaratën e miratuar nga Komiteti i 11-të parlamentar i përzier BE-Republika e Maqedonisë edhe njëherë qartë kërkohet nga ...
image
Një person humb jetën gjatë një zënke në Saraj
Mbrëmë rreth orës 20 e 30 minuta në Saraj të Shkupit është kryer një vrasje, njofton agjencia Zhurnal. Personat me inicialet Z.Xh. nga Saraji dhe Sh.L. ...
image
Universiteti, pa vlerë dhe pa perspektivë!
Mungesa e kushteve për sistemin e Bolonjës, masivizimi i arsimit të mesëm dhe të lartë, si dhe intervenimet ligjore për ta shndërruar universitetin në organ të kontrollueshëm nga qeveria, janë disa prej arsyeve në të cilat profesorët Aziz Sheu dhe Sabaudin Zhuta shohin arsyet e devalvimit të arsimit të lartë. Kjo situatë e bën Maqedoninë shtet pa perspektivë deri edhe për studentët e ekselencës...
image
Edhe serbët para shqiptarëve
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë privilegjon më shumë serbët se sa shqiptarët. Raporti i Avokatit të Popullit tregon se vitin e kaluar, në ASHAM kanë punuar gjithsej 96 maqedonas, dy shqiptarët, dy turq dhe katër serb. Madje, nga 44 postet që vlerësohen si “jodrejtuese”, vetëm një i është ndarë shqiptarëve...
image
Jankulloska: Dy të dyshuarit nuk kanë pasur shtetësi tëKosovës
Dy të dyshuarit për vrasjen afër Liqenit të Smillkovcit, të cilët janë arrestuar nga ana e policisë së Kosovës as nuk kanë pasur, as nuk ...
image
Mundësitë për investime në Maqedoni të prezantuara në Shqipëri
Mundësitë për investime në vend dhe potencialet e eksportit të Maqedonisë sot drejtori i Agjencisë për investime të huaja dhe promovim të eksportit Visar Fida ...
image
Përfaqësim adekuat në punësimin e 1.600 personave
Shkup, 22 maj - Qeveria e Maqedonisë të mërkurën e ka shpallur konkursin për punësimin e 1.600 personave nga kategoria e grupeve të rrezikuara sociale ...
image
Jankullovska në konferencë të ministrave të punëve të brendshme në Bled
Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska merr pjesë në Konferencën e ministrave të punëve të brendshme nga vendet anëtare të BE-së dhe vendet kandidate për anëtarësim në korniza të ...
image
Takimi i njëmbëdhjetë i Komitetit të përzier parlamentar RM-BE
Komiteti i përzier parlamentar Republika e Maqedonisë - BE sot dhe nesër në Parlamentin Evropian në Strasburg e mban takimin e njëmbëdhjetë.Në takim, siç kumtoi ...
image
Një delegacion i Komisionit për çështje evropiane për vizitë në Kosovë
Një delegacion i Komisionit për çështje evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga kryetari i trupit kuvendor Hajrulla Misini, sot dhe nesër ...
image
Revizioni ta bëjë punën ose angazhojmë firmë private
Strugë, 21 maj - Edhe pse është përfolur shumë se komuna e Strugës është e zhytur në borxhe dhe në këtë drejtim janë komunikuar shifra ...
image
Edhe Tetova kundër vlerësimit ekstern
Përveç nxënësve të Kumanovës dhe Likovës, kundër vlerësimit ekstern janë shprehur edhe nxënësit e Tetovës. Thirrje për anulim të testimit në adresë të MASH-it kanë dërguar edhe nga Partia Liberale...
image
Maqedonisë nuk i rekomandohet datë
Bruksel, 21 maj - Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së në takimin e mbajtur të martën në Bruksel nuk kanë kërkuar nga Këshillit ...
image
Arvizu viziton selinë e PS
Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka vizituar selinë e Partisë Socialiste, ku është takuar me kryetarin e PS, Edi Rama.Nuk dihet se pse po ...
image
Ivanov i pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të Angolës dhe Jordanisë
Presidenti Gjorge Ivanov sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Republikës së Angolës dhe të Mbretërisë së Jordanisë, për Republikën e Maqedonisë, ...
Next
Arkivi
first first Maj, 2013 first first
Di Ma Me En Pr Sh
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Arkivi sipas gazetareve
Tags
Ska tags per kete artikull