Tentohet si në film të vidhet “Zirat Banka”
Ekspozitura e bankës “Zirat” ka qenë objekt i tentimit për vjedhje që ka ndodhur në orët e vona të ditës së diel. Gjithçka ka rrjedhur si në film dhe me një skenar të paramenduar. Por hajdutët kanë gabuar hapësirat dhe në vend se të futen në ato të bankës, kanë hyrë në objekt të gabuar. Edhe pse vjedhësit kanë patur plan se si të arrijnë deri te kasaforta e bankës, kanë ikur duke marrë vetëm 2 mijë denarë pasi është aktivizuar alarmi i bankës, ndërsa joprecizitetin ua ka prishur planet.
Hetimet kanë nxjerr në pah se hajdutët së pari kanë hyrë në hapësirat e USHT-së, nga ku kanë vjedhur 2 mijë denarë dhe prej aty nëpërmjet korridoreve dhe zyrave në shitoren “De koka trejd” e cila nga kasaforta e bankës është e ndarë me një mur prej gipsi.
Alarmi i sigurisë së bankës është aktivizuar së pari rreth orës 22.30. Roja e objektit ka kontrolluar objektin dhe pasi nuk ka vërejtur gjë të dyshimtë, nuk ka thirrur policinë.
Dy orë më vonë është aktivizuar alarmi dhe në bankë ka ardhur drejtori dhe disa të punësuar nga firma “Kondor”, e cila e ka instaluar alarmin.
Pasi edhe ato nuk kanë vërejtur asgjë të dyshimtë, e kanë fikur alarmin dhe kanë ikur. Të hënën në mëngjes të punësuarit e bankës kur kanë ardhur në punë kanë vërejtur se një pjesë e murit afër kasafortës ka qenë e rrëzuar, pas çka e kanë thirrur policinë.
Hetimet gjithashtu kanë vërtetuar se hajdutët janë futur brenda nga hyrja e pasme e “Ilindenit”, pastaj në hapësirat e USHT-së, dhe më pas nëpërmjet korridoreve dhe zyrave kanë hyrë në ambientet e “De koka trejdit” dhe në dy vende e kanë shpuar murin prej gjipsi, i cili e ndanë shitoren nga banka, në vendin ku është e vendosur pjesa e pasme e kasafortës. Por kur hajdutët janë bindur se kanë shpuar murin në vend të gabuar, afër kanë bërë edhe një shpuarje tjetër duke iu afruar pjesë së pasme të kasafortës. Pastaj me makinë janë munduar ta presin pjesën metalike të kasafortës, por shpejt është aktivizuar alarmi kundër zjarrit. Hajdutët e kanë fikur alarmin dhe kanë vazhduar me hapjen e kasafortës, por alarmi sërish është aktivizuar dhe vjedhësit me siguri janë frikuar dhe kanë ikur. Hajdutët ende janë në liri, kurse policia është në kërkim të tyre.
| Di | Hë | Ma | Me | En | Pr | Sh |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Facebook
Twitter
Google
Digg
Myspace
Yahoo MyWeb



Publikoni komentin tuaj