Dita ndërkombëtare e punës
Maqedonia po e shënon 1 Majin, Ditën ndërkombëtare të punës në nder dhe përkujtim të luftës historike të punëtorëve nga mbarë bota për avancimin e të drejtave të tyre. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) festën e shënoi dje me organizimin e konferencës kushtuar mobingut dhe pasojave nga ai. Interesat e LSM-së sivjet janë kahëzuar ndaj mbrojtjes së dinjitetit njerëzor me miratimin e ligjit për mbrojtje nga mobingu. T'i bashkojmë forcat tona dhe së bashku të krijojmë politikë ekonomiko-sociale e cila do të sigurojë jetë më të mirë dhe standard më të lartë të punëtorëve, thekson Konfederata e sindikatave të lira të Maqedonisë (KSL) në manifestin që e publikon me rastin e festës së punës - 1 Maji.
Konfederata e sindikatave të lira përmes manifestit të cilin në emër të të gjithë punëtorëve në Maqedoni e dërgon deri te Qeveria dhe deri te Organizatat e punëdhënësve për përmirësimin e të drejtave të punëtorëve dhe thekson se të gjithë duhet të kujdesen për krijimin e vendeve dinjitoze dhe të qëndrueshme të punës dhe të angazhohen për të drejtat e njerëzve në punë. Kërkon që të krijohet spektër i gjerë i aksioneve urgjente për hapjen e vendeve të reja të punës, veçanërisht duke u fokusuar mbi papunësinë tek të rinjtë. Me rastin e Ditës ndërkombëtare të punës sot marsh për 1 Majin paralajmëruan Konfederata e organizatave sindikale në Maqedoni dhe PRSD.
Dita ndërkombëtare e punës është festë shtetërore në shumë vende në botë. Në Maqedoni deri në vitin 2006 ajo festohej më 1 dhe 2 maj, por nga viti 2007 festohet vetëm 1 Maji. Tradicionalisht, qytetarët e Maqedonisë në këtë ditë shkojnë në shëtitje në natyrë.
Dita e Punës festohet në ditën e parë të majit në shenjë respekti ndaj viktimave nga greva që është mbajtur nga 1 deri më 4 maj të vitit 1886 në Çikago. Qëllimi i demonstratave të 1 Majit në Çikago ka qenë vendosja tetë orë pune në ditë, por policia ka përdorur forcë dhe ka pasur viktima. Organizatorët e grevës kanë dalë në gjyq, ndërsa katër prej tyre janë ekzekutuar. Tre vite pas ngjarjeve në Çikago, në Kongresin e parë të Internacionales së dytë që u mbajt në Paris në vitin 1989, është vendosur që çdo vit më 1 Maj, në përkujtim të punëtorëve të Çikagos të mbahen protesta masive.
| Di | Hë | Ma | Me | En | Pr | Sh |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Facebook
Twitter
Google
Digg
Myspace
Yahoo MyWeb



Publikoni komentin tuaj