Hyrje | Aktuale | Sadi Bexheti merr titullin Ambasador i Paqes

Sadi Bexheti merr titullin Ambasador i Paqes

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Federata e Paqes Universale, të dielën në Tiranë, i ka dhënë titullin Ambasador i Paqes kryetarit të komunës së Tetovës, Sadi Bexheti. Ky titull i është ndarë Bexhetit gjatë konferencës dyditore rajonale në temën “ Roli dhe rëndësia shqiptarëve për paqen e qëndrueshme në Ballkan“. Kryetari Bexheti me pjesëmarrjen e tij të plotë në këtë konferencë, një ditë më parë, të shtunën, ka ligjëruar mbi temën “Shqiptarët, një komb i paqes”. Të pranishëm në këtë panel diskutim kanë qenë edhe udhëheqës të Federatës së Paqes Universale, ish presidentët Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu dhe Fatmir Sejdiu dhe personalitete tjera nga jeta publike, ndërsa kryetari Bexheti ka qenë ligjërues i vetëm nga Maqedonia. “Historia e shqiptarëve, pavarësisht nga trysnitë në periudha të ndryshme kohore, në esencë gjithmonë ka qenë paqedashëse. Shqiptarët historikisht përfaqësojnë një komb me identitet të hapur që brenda vetes ka kultivuar vlerat më të mirëqena të tolerancës dhe komunikimit të pandërprerë me familjen e madhe të popujve evropian dhe më gjerë”, ka thënë kryetari Bexheti në këtë panel diskutim.

Ai ka theksuar se edhe historia politike e shqiptarëve si komb shënon pikërisht këtë vlerë të padiskutueshme të paqes dhe të tolerancës me të tjerët. “Pikërisht, paqja, si një kryevlerë e racës njerëzore, për shqiptarët mbetet një trashëgimi historike dhe në të njëjtën kohë një orientim i përhershëm për të ardhmen e tyre. Paqja dhe humanizmi te shqiptarët njohin edhe protagonistë konkret, të cilët tashmë i kanë dhënë botës vlerat më të mira në dobi të njerëzimit. Dy nobelistët shqiptarë, Nëna Terezë dhe Ferid Murati, përfaqësojnë denjësisht këtë trashëgimi humane të shqiptarëve në nivel botëror dhe orientimin e shqiptarëve për të qenë pjesë e vlerave më të mira gjithënjerëzore”, ka theksuar Bexheti. Sipas tij, edhe në nivel lokal tashmë po punohet me përkushtim të jashtëzakonshëm për kultivimin dhe promovimin e dinjitetit njerëzor pavarësisht përkatësisë etnike dhe fetare. “Orientimi i historik i shqiptarëve përputhet plotësisht me misionin e fisëm të Federatës së Paqes Universale që i jep jetës sonë kuptimin më të thellë të tolerancës dhe humanitetit, që i jep jetës sonë vlerat më të mira familjare dhe shoqërore”, është shprehur kryetari Bexheti, njftojnë nga Kabineti i tij. 


Vlerëso tekstin
1.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

gjthsej: | Tregohen:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera ngaAktuale
Previous
image
Saraçini: Aplikoni për kredi me interes të subvencionuar në BMPZH
Minsitri i Ekonomisë Valon Saraçini, i shoqëruar nga drejtori kryesor operativ i Bankës së Maqedonisë për Përkrahjen e Zhvillimit (BMPZH), Besim Bilali sot e vizitoi ...
image
“The Telegraph”: Nëse fiton e majta, Bler, këshilltarë i Shqipërisë
“Ish-kryeministri britanik, Toni Bler do të jetë një nga këshilltaret e qeverisë shqiptare, nëse koalicioni i majtë qeveritar me lider Edi Ramën do të arrijë ...
image
Qeveria do të ndajë bursa për doktorantë të shkencave shoqërore dhe teknike
Qeveria sot shpalli konkurs për ndarjen e bursave për persona të cilët do të arrijnë të regjistrohen në studime të doktoraturës në një nga 100 ...
image
Neo-nazistët grekë kërcënojnë myslimanët në vend
Neo-nazistët grek iu kërcënuan bashkësisë myslimane në këtë vend se do të jenë të "therrur si zogj përderisa nuk shpërngulen nga Greqia", transmetojnë mediat greke.Sipas ...
image
Jashari: Liderët politikë janë shndërruar në mbretër
Liderët politikë dhe institucionalë të vendit, janë dashuruar me pushtetin, dhe për asnjë çmim nuk pranojnë të ikin nga aty, duke u shndërruar në mbretër, ...
image
Kosova dhe Shqipëria me rrezik mesatar nga terrorizmi
Kompania e sigurimeve Aon dhe ndërmarrja për këshillime The Risk Advisory Group kanë hetuar 200 vende të botës lidhur me shkallën e rrezikut terrorist që ...
image
Rreth gjysma e britanikëve janë për dalje të vendit nga BE
Hulumtimi i mendimit publik, i porositur nga "Sandi telegraf", tregon se 46 për qind nga britanikët dëshirojnë që vendi i tyre të dalë nga Bashkimi ...
image
Westerwelle sonte në Beograd, nesër në Prishtinë
Shefi i diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle, shkon sonte në Beograd, për vizitë njëditëshe. Të hënën, ai pritet të qëndrojë edhe në Prishtinë, ku do të ...
image
Karvan për adaptim të bujqësisë në ndryshimet klimatike
Në kuadër të projektit të USAID-it për Adaptim të bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike, i implementuar nga Rrjeti për zhvillim rural të Republikës së Maqedonisë, në ...
image
Mirënjohje për njeriun që shembi “baby boom-in”
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta qëndroi në familjen e Ismet Fetahut, prej ku nga afër i është falënderuar publikisht për rreth katër dekada angazhim në shërbim të komunitetit gostivaras. Fetahu ishte angazhuar në administratën komunale që nga viti 1974 si punonjës për çështje juridike, dhe është i njohur si sekretar i parë i komunës së Gostivarit në fillim të pluralizmit politik ...
image
Për Tetovën ngrihet në këmbë Kryesia e VMRO-së
Pas refuzimit nga ana e BDI-së për ndarjen e tokës për ndërtimin e një kishe në Tetovë, VMRO e ka dërguar në nivelet më të larta partiake shqyrtimin e koalicionit me BDI-në në Këshillin komunal të Tetovës. Nga dega e VMRO-së në këtë qytet thonë se fjalën e fundit do ta thotë qendra e partisë, ndërsa nga BDI insistojnë që të merren veshtë strukturat lokale...
image
Rrugët zvarritin kufijtë e Likovës
Ndërtimi i rrugëve dhe nënshkrimi i marrëveshjes me Serbinë janë pengesat kryesore që mbajnë pengë tanimë disa vite dy kalimet kufitare në Komunën e Likovës. Askush nuk e di se kur do të bëhet realitet kalimi kufitar Llojan-Miratoc, ndërsa për kufirin me Kosovën, ka dy premtime. Zëvendësministri i Transportit shpreson që kufiri Stanqiq-Bellanocë të hapet në vitin 2014, ndërsa kryetari i Komunës së Likovës, Sadulla Duraku thotë se hapja e këtij kufiri do të ndodhë në 2015 ...
image
Raport i ri me probleme të vjetra
Gjendja akoma më e rëndë rezulton në burgjet vendase. Hetimet e të ashtuquajturit Mekanizmi nacional parandalues, që janë zhvilluar vitin e kaluar, kanë zbardhur se të dënuarit vazhdojnë të jetojnë nën çdo standard të lejuar...
image
Gurthemeli pret Gruevskin
“Ka mbetur vetëm të caktohet data kur është i lirë kryeministri, sepse dëshiron të vjen për vënien e gurthemelit”, pohon drejtori i shkollës Alit Sejdiu. Gurthemeli do të vihet për nëntë klasa që do ti shtohen objektit ekzistues, kurse projekti në vetvete është një ironi e madhe edhe për një arsye tjetër. “Mësimi nuk do të zhvillohet në katër ndërrime, por me tre ndërrime”...
image
Nuk dimë të marrim as ndihma
Nga tre thirrje deri më tani për bashkëpunim ndërkufitarë me Shqipërinë, janë absorbuar vetëm 3.471.672,78 euro, ndërsa 7.300.000 euro të tjera vazhdojnë të jenë në dispozicion. E njëjtë situata është edhe me Bullgarinë, kurse pak më mirë me Greqinë. Me Kosovën thirrja e parë realizohet në korrik ...
Next
Arkivi
first first Maj, 2013 first first
Di Ma Me En Pr Sh
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Arkivi sipas gazetareve
Tags
Ska tags per kete artikull