Propozim ligji i ri për lustrim para deputetëve
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 29-të në rend dite të së cilës është propozim ligji për përcaktimin e kushtit për kufizim për kryerje të funksionit publik, qasje të dokumenteve dhe shpallje të bashkëpunimit me organet e sigurimit shtetëror në lexim të parë. Para Kuvendit janë edhe shumë pika nga sfera e gjyqësisë, administratës, financave, socialit, kulturës, ekologjisë dhe bujqësisë. Do të debatohet, mes tjerash, edhe për propozimet për zgjedhje të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë dhe për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit për radiodifuzion, për Propozim ligjin e një anëtari të Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë, për Propozim vendimin për shkarkim dhe zgjedhje të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për mbrojtje të konkurrencës, për Propozim ligjin për zgjedhje të zëvendësdrejtorit të Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale, si dhe për Propozim vendimin për ndryshim të anëtarëve të Komisionit për mbrojtje të së drejtës për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik.
| Di | Hë | Ma | Me | En | Pr | Sh |
| 1 | ||||||
| 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
| 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |
| 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 |
| 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 |
| 30 |





Facebook
Twitter
Google
Digg
Myspace
Yahoo MyWeb



Publikoni komentin tuaj