Gruevski: "Vala e re" është pozitive
"Vala e re" bart një energji të re, freski të re dhe kapacitete. Përfshihen njerëz të rinj për mbajtjen e ritmit me të cilin dëshirojmë të punohet, veçanërisht në vendet ku shikojmë se për shkak të lodhjes ose largësisë nga qytetarët ka filluar të zvogëlohet nga ajo që ka qenë më parë, theksoi sot kryeministri Nikollla Gruevski pas hapjes së dy laboratorëve në Fakultetin për farmaci në Shkup.
Sipas Gruevskit "vala e re" ka jehonë të shkëlqyeshme te qytetarët. Në mënyrë të dukshme, nënvizoi edhe ata kanë ndjerë se persona të caktuar kanë ardhur në fazë të lodhjes dhe se duhet të ketë freskim. "Ka jehonë të madhe dhe interesim të njerëzve të rinj që të përfshihen në "valën e re". Të tillë ka edhe nga partia, por edhe njerëz të cilët nuk janë anëtarë të partisë. Mendoj se po bëjmë punë të mirë pavarësisht nga kritikat e opozitës e cila dukshëm shikon se po bëhet punë e mirë, filloi të reagojë si shumë herë deri më tani edhe për punën në të cilën në kohën e ardhshme do të mundohen të kopjohen. Së pari na kritikojnë, dhe pastaj i bëjnë të njëjtat punë", deklaroi Gruevski.
Disa nga njerëzit që do të ndërrohen, është e mundur, shtoi ai, pas një periudhë të caktuar përsëri të angazhohen. Për çdo rast është me rëndësi të mos ketë ngecje dhe periudha me rënie të konsiderueshme të intensitetit në disa pozita të cilat nuk mund aq gjatë ta durojnë tërë këtë. "Mendoj se kjo energji e re do të ndjehet dhe do të jetë në dobi të madhe, por edhe do t'u japë mundësi shumë njerëzve, të cilët tani nuk janë përfshirë, të përfshihen në pozita të rëndësishme në shtet", potencoi kryeministri i Maqedonisë.
Masat, informoi ai, së shpejti planifikohet të publikohen, në këtë moment një ekip ekspert punon në formimin e tyre. "Ato do të thonë përkrahje për qytetarët, posaçërisht në këto kohëra të vështira. Një pjesë e tyre do të jenë nga vetë manifesti për zhvillim dhe reforma, ndërsa disa do të jenë të reja, por të gjitha do të jenë në funksion të cilësisë më të mirë të jetesës për qytetarët", deklaroi kryeministri Gruevski.
| Di | Hë | Ma | Me | En | Pr | Sh |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Facebook
Twitter
Google
Digg
Myspace
Yahoo MyWeb



Publikoni komentin tuaj