Hyrje | Aktuale | Vala në BDI pas 10 ditësh

Vala në BDI pas 10 ditësh

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Vetëm pas dhjetë ditësh do të mësohen emrat e funksionarëve që do të shkarkohen dhe kuadrove të reja që do të vijnë nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Gjatë kësaj periudhe do të vazhdojë shqyrtimi i raporteve të funksionarëve për punën e tyre dhe më pas do të merren vendime

Shkup - Partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim i është përgjigjur ftesës së partnerit të koalicionit VMRO-DPMNE, për t'iu bashkangjitur frymës së ndryshimeve kadrovike në ekzekutiv, mirëpo lajmet e para për freskimet në radhët e kësaj partie nuk mund të priten para dhjetë ditëve. Për këtë qëllim, të premten është mbledhur Kryesia qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim ku mes tjerash duhej të caktohet mbledhja e Këshillit të përgjithshëm. Ky organ partiak, siç konfirmoi për gazetën KOHA zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha, do të shqyrtojë raportet e punës së të gjithë funksionarëve të emëruar dhe të zgjedhur nga radhët e kësaj partie. Pas dhjetë ditësh do të mësohen emrat e kuadrove që do të lëshojnë postet e tyre si dhe emrat e kandidatëve potencial për t'i zëvendësuar ata.

“Kryesia Qendrore e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim mbajti mbledhje të rregullt mbrëmë në selinë e partisë në Tetovë. Anëtarët e Kryesisë Qendrore diskutuan rreth gjendjes në arsimin shqip në Republikën e Maqedonisë, mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm si dhe për zgjedhjet në të gjitha organet e partisë. Debat konstruktiv dhe përmbajtësor u zhvillua rreth nevojës për të mundësuar dhe afirmuar arsim cilësor duke krijuar të gjitha parakushtet për të zhvilluar një proces të mirëfilltë edukativo-arsimor pasi që e ardhmja e kombit varet nga cilësia e mësimdhënies. Arsimi paraqet përcaktim prioritar programor për Bashkimin Demokratik për Integrim andaj dhe në bashkëpunim me botën akademike do të bëjmë përpjekje maksimale për ngritjen e cilësisë së procesit arsimor në të gjitha nivelet. Pas pranimit të raporteve mbi punën e drejtuesve të institucioneve të emëruar apo të zgjedhur me propozim të Bashkimit Demokratik për Integrim, Kryesia Qendrore ka vendosur gjithashtu që të mbaj mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë më 12 maj 2012 me fillim në ora 12 në selinë e BDI-së në Tetovë. Në këtë mbledhje, organi më i lartë i partisë midis dy Kongreseve do të shqyrtojë raportet mbi punën e të gjithë funksionarëve të BDI”, thuhet ndërkaq në kumtesën e BDI-së pas mbledhjes së  Kryesisë Qendrore të  mbajtur mbrëmë.


Në mbledhjen e mbrëmshme, Kryesia Qendrore gjithashtu ka sjellur vendim për fillimin e zgjedhjeve në të gjitha degët e Bashkimit Demokratik për Integrim, përfshirë edhe Forumin e Grave si dhe Forumin Rinor të BDI. “Nëpërmjet të ripërtë ritjes së regjistrit të anëtarësisë, ky proces do të mundësojë kyçjen e njerëzve të rinjë në strukturat e partisë të cilët mund të japin kontribut të çmuar në avancimin e proceseve politike”, thuhet në  kumtesën e BDI-së.
Ndërkohë ende mbetet pezull emërimi i deputetit aktual të BDI-së, Hajrulla Misimi në postin e ambasadorit të Maqedonisë në Gjenevë. Informatat e para jozyrtare thonë se për këtë nuk ka përfunduar grumbullimi i dokumentacionit të nevojshëm, mirëpo brenda BDI-së askush nuk dëshiron të komentojë arsyet e vërteta të zhagitjes së emërimit të Misimit.

Ky i fundit duhet t'i lirojë ulësen në Parlament Artan Grubit, shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Deputeti Hajrulla Misimi në Gjenevë do të zëvendësonte ish-ambasadorin Aziz Pollozhani, i cili tanimë është kthyer në Maqedoni, ku përflitet se do të zë vendin e rektorit të USHT-së, Agron Reka. Ndërkohë, përderisa BDI ende shqyrton alternativat kadrovike, partia më e madhe në pushtet, VMRO-DPMNE tanimë ka filluar me shkarkimin e funksionarëve në eshalonin e dytë dhe të tretë në institucionet e larta shtetërore, në strukturat partiake dhe postet e ambasadorëve të Maqedonisë në metropolet botërore. Të enjten Qeveria ka miratuar emërimin e ish drejtorit të kompanisë Energjetike ELEM, Vllatko Çingovski për ambasador në Japoni, ndërsa mediat në gjuhën maqedonase kanë filluar të spekulojnë edhe me emrat e ambasadorëve tjerë, emrat e të cilëve megjithatë ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Sipas të përditshmes "Vest" ish kryediplomati Sllobodan Çashule përgatitet për ambasador në Spanjë, ndërsa profesori universitar dhe drejtori i Institutit Euroballkan Jovan Donev do të përfaqësojë vendin në Londër. Sipas të njëjtës gazetë e cila thirret në burime brenda-partiake, VMRO-DPMNE ka planifikuar që kryetaren e forumit të gruas Daniella Karagjazoska për ambasadore në Zagreb, ndërsa për në Bukuresht është planifikuar ish-drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza Pande Llazarevski. Në vend të ambasadorit i cili u përfshi në skandale, Pero Stojanovski, thuhet se do të emërohet Paskal Stojçevski, ndërsa po sipas të përditshmes "Vest", në zyrën diplomatike në Këshillin e Evropës në Strasburg do të emërohet Nenad Kolev, i cili aktualisht përfaqëson Maqedoninë në Talin të Estonisë. Arben Zeqiri/Koha

Vlerëso tekstin
1.50

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

gjthsej: | Tregohen:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera ngaAktuale
Previous
image
Arvizu viziton selinë e PS
Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka vizituar selinë e Partisë Socialiste, ku është takuar me kryetarin e PS, Edi Rama.Nuk dihet se pse po ...
image
Ivanov i pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të Angolës dhe Jordanisë
Presidenti Gjorge Ivanov sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Republikës së Angolës dhe të Mbretërisë së Jordanisë, për Republikën e Maqedonisë, ...
image
Dëshmitari “M”: EULEX-i më bëri presion
Dëshmitari “M” ka përfunduar dëshminë në rastin “Kleçka”. Ai nëpërmjet video-linkut, zëri i të cilit ka qenë i deformuar dhe nuk i është dukur fytyra, ...
image
Maqedonia respekton liritë fetare, por favorizon KOM-in
Shtetet e Bashkuara në Raportin më të ri për gjendjen e lirive fetare në botë gjatë vitit të kaluar, paralajmërojnë për një rritje të fortë të islamofobisë në Evropë dhe Azi, si dhe në rritjen e vazhdueshme të antisemitizmit. Në Raport përshkruhet edhe gjendja e lirive fetare në Maqedoni ...
image
Fajon: Mosmarrëveshjet në BE e bllokojnë pezullimin e vizave për Ballkanin
Beograd, 21 maj - Në BE ekziston shqetësim për shkak të fluksit të azilkërkuesve të rrejshëm nga vendet e Ballkanit Perëndimor, por për shkak të ...
image
Një vajzë hidhet në lumin Vardar
Policia vazhdon kërkimin e 16 vjeçares S. J nga Shkupi e cila mbrëmë është hedhur nga ura e këmbësorëve në lumin Vardar afër Kalasë. Sipas ...
image
Stuhia në Oklahoma, së paku 91 të vdekur
Së paku 91 njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur dhe zhdukur, nga një stuhi e madhe me erëra të fuqishme, në ...
image
Në Ohër takim vjetor për shtresën e ozonit
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi sot do ta hap takimin vjetor të Rrjetit rajonal të Zyrave për mbrojtje të shtresës së ...
image
Kinë: U kthye anija me ekuipazhin e zënë nga K. Veriore
Kina thotë se Koreja Veriore i ka liruar 16 peshkatarë kinezë, që ishin zënë së bashku me anijen e tyre, para dy javësh. Ka dyshime ...
image
Seanca të pesë komisioneve kuvendore
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet kuvendore për punë dhe politikë sociale, për çështje ekonomike, për transport, lidhje dhe ...
image
Ivanov do t'i pranojë letrat kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Angolës dhe Jordanisë
Presidenti Gjorge Ivanov sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Republikës së Angolës dhe Mbretërisë së Jordanisë për Republikën e Maqedonisë.Ambasadori i ...
image
Takim pune i OEMVP-së në bashkëpunim me kryetarët e komunave
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) në bashkëpunim me kryetarët e komunave sot organizon takim pune në hapësirat e OEMVP-sëSiç thuhet në njoftimin e Ministrisë ...
image
Më shumë doktorë në Qeveri se sa në institucione shkencore
“Numri i të punësuarve në sektorin kërkimor-shkencor dhe zhvillimor në Maqedoni është më i ulët në krahasim me të gjitha shtete e Ballkanit Perëndimor”, qëndron në dokumentin e PNSH-së. Ndërkaq, të dhënat e EUROSTAT-it zbulojnë se këto kuadro janë të punësuar më shumë në sektorin arsimor (1.353), pastaj sektorin qeveritar (609) dhe në fund - në sektorin e biznesit (89) ...
image
Samiti i Ohrit, injorohet Jahjaga
Nga kabineti i presidentit Ivanov, me gjuhë diplomatike informojnë se arsyeja pse nuk është ftuar Jahjaga është se në formatin e deritanishëm të të gjitha Samiteve të Presidentëve të vendeve të përfshira në bashkëpunimin e Evropës Juglindore, Kosova nuk ka figuruar si anëtare formale. Ndërkohë, mediat në Prishtinë raportojnë se pas injorimit të Ivanovit fshihet kushtëzimi i presidentit serb Nikoliç...
image
Faza e verdhë alerte nesër në pjesën më të madhe të Maqedonisë
Shkup, 20 maj - Pjesa më e madhe e territorit të Maqedonisë nesër do të kaplohet me temperatura, të cilat e definojnë fazën e verdhë, ...
Next
Arkivi
first first Maj, 2013 first first
Di Ma Me En Pr Sh
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Arkivi sipas gazetareve
Tags
Ska tags per kete artikull