Hyrje | Aktuale | Karajanov më i sigurt me targat serbe

Karajanov më i sigurt me targat serbe

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Nga MPB-në e Kosovës tregojnë se vite me radhë, Republika e Kosovës ka targat e saja të reja diplomatike të pranuara ndërkombëtarisht me kodin RKS. Nga ana tjetër, ambasadori Karajnov është arsyetuar se targat me SRB janë marrë në Serbi, ndërkohë që me këtë veturë lëviz lirshëm edhe në pjesën e veriut të Kosovës

Shkup, 28 prill - Vetura zyrtare e ambasadorit të Maqedonisë në Kosovë, Stojan Karajanov plotë shtatë vite qarkullon nëpër Kosovë me targa diplomatike zyrtare të Serbisë. Ndryshe nga veturat tjera diplomatike në Kosovë, që kanë tabelat RKS, Karajanov në një prononcim për gazetën KOHA ka thënë se vetura diplomatike 'Skoda Oktavia' është regjistruar në Serbi dhe se kjo është bërë për çështje sigurie, për shkak se, siç ka thënë ai, kur udhëton për në Serbi, të mund të kalojë lirshëm veriun e Kosovës dhe kufirin e Serbisë. Ai është arsyetuar se sikur të kishte targa diplomatike me RKS-në, atëherë nuk do të mundej të futej.

Me këtë deklaratë, Karajanov e ka përgënjeshtruar zëdhënësin e MPJ-së në Shkup, Borçe Stamov, i cili ditë më parë tha se targat e veturës zyrtare me SRB janë dhënë pikërisht nga shteti i Kosovës. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Prishtinë informojnë se Kosova tashmë vite me radhë, ka siguruar targat diplomatike për veturat zyrtare me parashtesën RKS, ndërkohë që ditëve në vijim, do të shqyrtojnë rastin e ambasadës së Maqedonisë, ambasadori e së cilës nëpër Kosovë shëtitet me targa të shtetit serb.

"Do ta shqyrtojmë këtë rast dhe nëse me të vërtet vetura diplomatike e ambasadorit të Maqedonisë mban targa serbe, atëherë me siguri se do t'i ndalohet kësaj veture të qarkullojnë lirshëm nëpër rrugët e Republikës së Kosovës", thonë në kabinetin e ministrit të Brendshëm të Kosovës, Bajram Rexhepi. Kanë reaguar edhe ish-diplomat shqiptarë, të cilët skandalin e ambasadës së Maqedonisë e kanë vlerësuar si presedan diplomatik të paparë deri tani. "Është një presedan i paraparë deri më sot në qarqet diplomatike. Një gjest i këtillë i ambasadorit të Maqedonisë tregon për mirësjellje të keqe diplomatike ndaj Republikës së Kosovës. Gjithashtu, paraqet provokim të rëndë për Kosovën si shteti i vetëm fqinj që ka marrëdhënie të mira me Maqedoninë. Republika e Kosovës duhet urgjentisht të merr masa dhe ta dëbojë ambasadorin e Maqedonisë, si dhe ta shpall person non-grata. Gjithashtu, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës të dërgojë notë proteste deri të Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe të kërkoj ta tërheqin këtë farë ambasadori", ka thënë Alajdin Demiri, ish ambasador i Maqedonisë në Zvicër. Ndryshe, ditë më parë, zëdhënësi i MPJ-së fillimisht mohoi që vetura zyrtare me targa të shtetit serb të jetë e ambasadës së Maqedonisë, që më pas, të deklarojë se vet Qeveria e Kosovës diplomatëve u ka ndarë targa të tilla. (Zejnulla Veseli/KOHA)

Vlerëso tekstin
3.00

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

Kosovari në 01/05/2012 07:49:43
avatar
Karajanovi nese ndjehet me i sigurt me targat e serbve atehere pse nuk ka shku ne Beograd ambasador, po po i han jeshil shume vjet ne Kosove edhe behet se eshte mik me shqiptaret. Eshte turp si per Ministrine e Puneve te Jashtme por me turp eshte edhe per autoritetet kosovare qe e kane lejuar nje skandal te tille diplomatik kjo eshte njelloj si serbia ta drejtoj perfaqesine diplomatike te maqedonise ne kosove.
Thumbs Up Thumbs Down
0
gjthsej: 1 | Tregohen: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera ngaAktuale
Previous
image
Arvizu viziton selinë e PS
Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka vizituar selinë e Partisë Socialiste, ku është takuar me kryetarin e PS, Edi Rama.Nuk dihet se pse po ...
image
Ivanov i pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të Angolës dhe Jordanisë
Presidenti Gjorge Ivanov sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Republikës së Angolës dhe të Mbretërisë së Jordanisë, për Republikën e Maqedonisë, ...
image
Dëshmitari “M”: EULEX-i më bëri presion
Dëshmitari “M” ka përfunduar dëshminë në rastin “Kleçka”. Ai nëpërmjet video-linkut, zëri i të cilit ka qenë i deformuar dhe nuk i është dukur fytyra, ...
image
Maqedonia respekton liritë fetare, por favorizon KOM-in
Shtetet e Bashkuara në Raportin më të ri për gjendjen e lirive fetare në botë gjatë vitit të kaluar, paralajmërojnë për një rritje të fortë të islamofobisë në Evropë dhe Azi, si dhe në rritjen e vazhdueshme të antisemitizmit. Në Raport përshkruhet edhe gjendja e lirive fetare në Maqedoni ...
image
Fajon: Mosmarrëveshjet në BE e bllokojnë pezullimin e vizave për Ballkanin
Beograd, 21 maj - Në BE ekziston shqetësim për shkak të fluksit të azilkërkuesve të rrejshëm nga vendet e Ballkanit Perëndimor, por për shkak të ...
image
Një vajzë hidhet në lumin Vardar
Policia vazhdon kërkimin e 16 vjeçares S. J nga Shkupi e cila mbrëmë është hedhur nga ura e këmbësorëve në lumin Vardar afër Kalasë. Sipas ...
image
Stuhia në Oklahoma, së paku 91 të vdekur
Së paku 91 njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur dhe zhdukur, nga një stuhi e madhe me erëra të fuqishme, në ...
image
Në Ohër takim vjetor për shtresën e ozonit
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi sot do ta hap takimin vjetor të Rrjetit rajonal të Zyrave për mbrojtje të shtresës së ...
image
Kinë: U kthye anija me ekuipazhin e zënë nga K. Veriore
Kina thotë se Koreja Veriore i ka liruar 16 peshkatarë kinezë, që ishin zënë së bashku me anijen e tyre, para dy javësh. Ka dyshime ...
image
Seanca të pesë komisioneve kuvendore
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet kuvendore për punë dhe politikë sociale, për çështje ekonomike, për transport, lidhje dhe ...
image
Ivanov do t'i pranojë letrat kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Angolës dhe Jordanisë
Presidenti Gjorge Ivanov sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Republikës së Angolës dhe Mbretërisë së Jordanisë për Republikën e Maqedonisë.Ambasadori i ...
image
Takim pune i OEMVP-së në bashkëpunim me kryetarët e komunave
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) në bashkëpunim me kryetarët e komunave sot organizon takim pune në hapësirat e OEMVP-sëSiç thuhet në njoftimin e Ministrisë ...
image
Më shumë doktorë në Qeveri se sa në institucione shkencore
“Numri i të punësuarve në sektorin kërkimor-shkencor dhe zhvillimor në Maqedoni është më i ulët në krahasim me të gjitha shtete e Ballkanit Perëndimor”, qëndron në dokumentin e PNSH-së. Ndërkaq, të dhënat e EUROSTAT-it zbulojnë se këto kuadro janë të punësuar më shumë në sektorin arsimor (1.353), pastaj sektorin qeveritar (609) dhe në fund - në sektorin e biznesit (89) ...
image
Samiti i Ohrit, injorohet Jahjaga
Nga kabineti i presidentit Ivanov, me gjuhë diplomatike informojnë se arsyeja pse nuk është ftuar Jahjaga është se në formatin e deritanishëm të të gjitha Samiteve të Presidentëve të vendeve të përfshira në bashkëpunimin e Evropës Juglindore, Kosova nuk ka figuruar si anëtare formale. Ndërkohë, mediat në Prishtinë raportojnë se pas injorimit të Ivanovit fshihet kushtëzimi i presidentit serb Nikoliç...
image
Faza e verdhë alerte nesër në pjesën më të madhe të Maqedonisë
Shkup, 20 maj - Pjesa më e madhe e territorit të Maqedonisë nesër do të kaplohet me temperatura, të cilat e definojnë fazën e verdhë, ...
Next
Arkivi
first first Maj, 2013 first first
Di Ma Me En Pr Sh
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Arkivi sipas gazetareve
Tags
Ska tags per kete artikull