“Zgjerohet vala” brenda VMRO-së
Burime Brenda VMRO-DPMNE-së njoftojnë se drejtues institucionesh nga radhët e kësaj partie si ato të Kadastrës, Gjinekologjisë dhe spitaleve në Koçan e Strumicë, janë prekur nga vala e shkarkimeve. Drejtori aktual i Agjencisë së Kadastrës për Patundshmëri, Lupço Georgievski, ka dhënë dorëheqje dhe është larguar nga posti i tij, kanë bërë të ditur për Mia, burime brenda VMRO-DPMNE-së. Jozyrtarisht mësohet se Georgievski do të merr një pozicion të ri dhe ndoshta më me peshë në ekzekutiv. Nga partia në pushtet njoftojnë jozyrtarisht se shkarkime këto ditë do të ketë edhe në Koçan, ku pesë funksionarë do të largohen nga pozicionet e tyre, në mesin e të cilëve përmendet edhe drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Vanço Kocev. Në Demir Kapi, largohen katër funksionarë, ndërsa në Komunën Kisella Vodë të Shkupit nga funksionet e tyre do të tërhiqen dhjetëra drejtor, për të cilët thuhet se nuk i janë përgjigjur në mënyrë adekuate parimeve për transparencë dhe inplementim intensiv të programit partiak. Po në kryeqytet nga VMRO-DPMNE njoftojnë edhe për shkarkimin e drejtorit të Klinikës së Gjinekologjisë, Sasha Jovçevski, ndërsa fat i njëjtë e pret edhe numrin një të Spitalit të Strumicës. Ditë më parë mediat në gjuhën maqedonase njoftuan se drejtorët e parë që do t’i prek “vala” në partinë e Nikolla Gruevskit, janë Natasha Volkanovska nga Agjencinë e Rrugëve, Nikolla Dimitrievski i Agjencisë së Hekurudhave dhe Çedomir Kralevski drejtor i Drejtorisë kundër Monopolit. (A.Z./KOHA)
| Di | Hë | Ma | Me | En | Pr | Sh |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Facebook
Twitter
Google
Digg
Myspace
Yahoo MyWeb



Publikoni komentin tuaj