Bruto paga 30,257 denarë
Shkup, 27 prill - Neto paga mesatare mujore e pagur për çdo të punësuar në muajin shkurt arrin 20,627 denarë që paraqet rritje për 0,9 për qind në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar, bëri të ditur sot Enti shtetëror për statistikë. Rritja i përket, para së gjithash, neto-pagës mesatare të paguar në sektorët: Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike (15,3 %), Veprimtari në lidhje me pasurinë e patundshme (8,7 %) dhe Tregti me shumicë dhe pakicë; riparim i automjeteve motorike dhe motoçikletave (7,3 %). Ulje të neto-pagës në krahasim me muajin paraprak ka në sektorët: Ndërtimtari (8,1 %), Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (6,0 %) dhe Transport dhe depozitim (5,3 %). Bruto paga mesatare mujore sërish arrin 30,257 denarë dhe është rritje për 0,7 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2011. Në muajin shkurt, 2,7 për qind nga të punësuarit në shtet nuk kanë marrë pagë.
| Di | Hë | Ma | Me | En | Pr | Sh |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Facebook
Twitter
Google
Digg
Myspace
Yahoo MyWeb



Publikoni komentin tuaj