NYT: Zgjerimi i NATO-s s’është në agjendën Çikagos
Zgjerimi i NATO-s nuk, ndërsa Greqia është e stërngarkuar me krizën e vet ekonomike në mënyrë që të përmbushet kërkesa e Republikës së Maqedonisë për të marrë ftesa për anëtarësim në samitin e ardhshëm, shkruan gazeta amerikane “New York Times”. "Nuk ka shumë tregues se çështja me kontestin e emrit po përparon. Greqia është në mes të një krize financiare dhe po tenton të evitojë të bëhet anëtarja e parë e zonës ekonomike evropiane që ka bankrotuar. Në rrethana të këtilla, në sistemin politik grek nuk ka mjaft vullnet për t'u zgjidhur kjo çështje ndërkombëtare me fqinjin e tyre", shkruan Tom Shanker, raportues shumëvjeçar i “New York Times”nga Ballkani dhe për çështjet nga sfera e politikës së sigurisë. Shanker shkruan se në samitin në Çikago tema kryesore janë gjendja në Afganistan dhe projekti për modernizimin e aleancës, ndërsa zgjerimi nuk do të jetë temë. Shanker i transmeton argumentet e Maqedonisë për anëtarësim në NATO, të paraqitura nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, i cili ndodhet për vizitë në SHBA. "Ne dërgojmë forca sigurie për misionet e NATO-s, por sa i përket anëtarësimit, akoma jemi në pritje", thotë minsitri Nikolla Poposki për “New York Times”. Në tekstin e gazetës ceket se Maqedonia ka 175 ushtarë në Afganistan, të cilët mes tjerash e sigurojnë edhe ambasadën amerikane në Kabul, si dhe se proporcionalisht, Maqedonia ishte ndër të parat sipas numrit të ushtarëve të dërguar edhe në misionin në Irak. Në tekst nënvizohet se Maqedonia është obliguar ta vazhdojë misionin në Afganistan deri në dhjetor të vitit 2014 dhe se në Parlament nuk po bëhet presion për tërheqje të shpejtë, siç është rasti në shtete të tjera të cilat kontribuojnë në misionin ISAF. Por, “New York Times” potencon se edhe Greqia është anëtare e NATO-s prej vitit 1952 dhe se vazhdon me ngulm ta kundërshtojë pranimin e Maqedonisë. (mia)
| Di | Hë | Ma | Me | En | Pr | Sh |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Facebook
Twitter
Google
Digg
Myspace
Yahoo MyWeb



Publikoni komentin tuaj