Hyrje | Aktuale | BNJVL shënon 40 vjetorin

BNJVL shënon 40 vjetorin

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë-BNJVL sot po shënon 40 vjetorin e themelimit. Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Nevzat Bejta, i cili mori pjesë në këtë ngjarje, tha se sukseset e veta, kjo organizatë i ka arritur në periudhën e sistemit pluralist dhe demokratik dhe ka dhënë kontributin e saj në afirmimin e komunave, njohjen e kryetarëve të komunave midis veti dhe kulminacionin e arriti me fillimin e decentralizimit të pushtetit.

“BNJVL-ja në periudhën e pluralizmit dhe demokracisë, në bashkëpunim me komunat dhe qeverinë, kontribuoi edhe në përpilimin e shumë ligjeve të cilët shkojnë në interes të komunave dhe në interes të qytetarëve, siç është Ligji për financimin e komunave, ligji për menaxhim me tokat ndërtimore shtetërore, ligji për zhvillim të barabartë regjional, ligji për bashkëpunim ndër-komunal dhe shumë ligje të tjera”, tha ministri Bejta. Ministri Bejta, gjithashtu u ndal edhe në periudhën kur ai ka qenë nënkryetar i BNJVL-së në periudhën 2005-2009. 

“Kam arsye të veçantë të jem krenar, për të gjithë këto të arritura, sepse edhe unë si ish kryetar i Komunës së Gostivarit,  për kate vite kam qenë edhe nënkryetar i BNJVL-së. Gjatë kësaj periudhe së bashku me kolegët e mi, dhamë kontribut në zhvillimin dhe përparimin e BNJVL-së. Ne ishim të parët që e filluam procesin e decentralizimit, me çka filluan që të zhvillohen komunat  në vendin tonë. Besoj se edhe në të ardhmen kjo organizatë do të punojë në interes të gjithë komunave, do të jetë zëri i vërtetë i tyre. BNJVL-ja duhet të jetë e para që do ta ngrejë zërin në padrejtësitë që do tu bëhen kryetarëve të komunave”, u shpreh në fjalimin e tij ministri Bejta. Të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari aktual i BNJVL-së dhe kryetar i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Vlladimir Peshevski, euroambasadori Aivo Orav, ambasadori i SHBA-së Pol Uollers dhe Stefano Lazaroto, ambasador i Zvicrës në Maqedoni. Me rastin e 40-vjetorit të themelimit, nga BNJVL-ja kishin përgatitur edhe monografi "40 vjet në shërbim të komunave", të cilën e promovuan gjatë organizimit të jubileut. Monografia paraqet memorie 40-vjeçare për zhvillimin e bashkësisë, reformave të saj strukturore në kontekst të ndryshime politiko shoqërore të pushtetit lokal.

Vlerëso tekstin
0

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

gjthsej: | Tregohen:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera ngaAktuale
Previous
image
Saraçini: Aplikoni për kredi me interes të subvencionuar në BMPZH
Minsitri i Ekonomisë Valon Saraçini, i shoqëruar nga drejtori kryesor operativ i Bankës së Maqedonisë për Përkrahjen e Zhvillimit (BMPZH), Besim Bilali sot e vizitoi ...
image
Sulmohen dy të rinj shqiptarë
Shkup, 19 maj - Një incident etnik i radhës ka ndodhur të shtunën mbrëma në në parkun e qytetit të Shkupit, në afërsi të stadiumit ...
image
“The Telegraph”: Nëse fiton e majta, Bler, këshilltarë i Shqipërisë
“Ish-kryeministri britanik, Toni Bler do të jetë një nga këshilltaret e qeverisë shqiptare, nëse koalicioni i majtë qeveritar me lider Edi Ramën do të arrijë ...
image
Qeveria do të ndajë bursa për doktorantë të shkencave shoqërore dhe teknike
Qeveria sot shpalli konkurs për ndarjen e bursave për persona të cilët do të arrijnë të regjistrohen në studime të doktoraturës në një nga 100 ...
image
Neo-nazistët grekë kërcënojnë myslimanët në vend
Neo-nazistët grek iu kërcënuan bashkësisë myslimane në këtë vend se do të jenë të "therrur si zogj përderisa nuk shpërngulen nga Greqia", transmetojnë mediat greke.Sipas ...
image
Jashari: Liderët politikë janë shndërruar në mbretër
Liderët politikë dhe institucionalë të vendit, janë dashuruar me pushtetin, dhe për asnjë çmim nuk pranojnë të ikin nga aty, duke u shndërruar në mbretër, ...
image
Kosova dhe Shqipëria me rrezik mesatar nga terrorizmi
Kompania e sigurimeve Aon dhe ndërmarrja për këshillime The Risk Advisory Group kanë hetuar 200 vende të botës lidhur me shkallën e rrezikut terrorist që ...
image
Rreth gjysma e britanikëve janë për dalje të vendit nga BE
Hulumtimi i mendimit publik, i porositur nga "Sandi telegraf", tregon se 46 për qind nga britanikët dëshirojnë që vendi i tyre të dalë nga Bashkimi ...
image
Westerwelle sonte në Beograd, nesër në Prishtinë
Shefi i diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle, shkon sonte në Beograd, për vizitë njëditëshe. Të hënën, ai pritet të qëndrojë edhe në Prishtinë, ku do të ...
image
Karvan për adaptim të bujqësisë në ndryshimet klimatike
Në kuadër të projektit të USAID-it për Adaptim të bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike, i implementuar nga Rrjeti për zhvillim rural të Republikës së Maqedonisë, në ...
image
Mirënjohje për njeriun që shembi “baby boom-in”
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta qëndroi në familjen e Ismet Fetahut, prej ku nga afër i është falënderuar publikisht për rreth katër dekada angazhim në shërbim të komunitetit gostivaras. Fetahu ishte angazhuar në administratën komunale që nga viti 1974 si punonjës për çështje juridike, dhe është i njohur si sekretar i parë i komunës së Gostivarit në fillim të pluralizmit politik ...
image
Për Tetovën ngrihet në këmbë Kryesia e VMRO-së
Pas refuzimit nga ana e BDI-së për ndarjen e tokës për ndërtimin e një kishe në Tetovë, VMRO e ka dërguar në nivelet më të larta partiake shqyrtimin e koalicionit me BDI-në në Këshillin komunal të Tetovës. Nga dega e VMRO-së në këtë qytet thonë se fjalën e fundit do ta thotë qendra e partisë, ndërsa nga BDI insistojnë që të merren veshtë strukturat lokale...
image
Rrugët zvarritin kufijtë e Likovës
Ndërtimi i rrugëve dhe nënshkrimi i marrëveshjes me Serbinë janë pengesat kryesore që mbajnë pengë tanimë disa vite dy kalimet kufitare në Komunën e Likovës. Askush nuk e di se kur do të bëhet realitet kalimi kufitar Llojan-Miratoc, ndërsa për kufirin me Kosovën, ka dy premtime. Zëvendësministri i Transportit shpreson që kufiri Stanqiq-Bellanocë të hapet në vitin 2014, ndërsa kryetari i Komunës së Likovës, Sadulla Duraku thotë se hapja e këtij kufiri do të ndodhë në 2015 ...
image
Raport i ri me probleme të vjetra
Gjendja akoma më e rëndë rezulton në burgjet vendase. Hetimet e të ashtuquajturit Mekanizmi nacional parandalues, që janë zhvilluar vitin e kaluar, kanë zbardhur se të dënuarit vazhdojnë të jetojnë nën çdo standard të lejuar...
image
Gurthemeli pret Gruevskin
“Ka mbetur vetëm të caktohet data kur është i lirë kryeministri, sepse dëshiron të vjen për vënien e gurthemelit”, pohon drejtori i shkollës Alit Sejdiu. Gurthemeli do të vihet për nëntë klasa që do ti shtohen objektit ekzistues, kurse projekti në vetvete është një ironi e madhe edhe për një arsye tjetër. “Mësimi nuk do të zhvillohet në katër ndërrime, por me tre ndërrime”...
Next
Arkivi
first first Maj, 2013 first first
Di Ma Me En Pr Sh
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Arkivi sipas gazetareve
Tags
Ska tags per kete artikull