Zgjidhen prokurorët e rinj publikë
Shkup, 25 prill - Këshilli i prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e sotme zgjodhi prokurorët publikë në Prokuroritë themelore publike në Kumanovë, Ohër, Kërçovë, Strugë, Strumicë, Veles, Kavadar, Manastir, Shkup dhe Tetovë. Prokuror publik në Prokurorinë themelore publike në Kumanovë është zgjedhur Gazmend Mehmedi, në Ohër Voisllav Dimovski, në Kërçovë Islam Abazi, në Strugë Xhemal Lloga, në Strumicë Natasha Pop Trajkova, në Veles Adelina Staninova dhe në Kavadar Vesna Naumova-Anastasova. Këshilli i prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë sot njoftoi se për Prokurorinë e lartë publike në Shkup është zgjedhur Fidanka Rajevska, ndërsa në Manastir Zora Sotirova, për prokurorë publikë në Tetovë janë zgjedhur Bashkim Hyseni dhe Dragosllava Popovska.
| Di | Hë | Ma | Me | En | Pr | Sh |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Facebook
Twitter
Google
Digg
Myspace
Yahoo MyWeb



Publikoni komentin tuaj