Mbi 30 aktivitete për 9 Majin
Më shumë se 30 aktivitete përfshin festimi i sivjetmë për Ditën e Evropës-9 Maji, që e organizon Delegacioni i Bashkimit Evropian në Maqedoni në partneritet me Sekretariatin për çështje evropiane dhe Lëvizjes evropiane të Maqedonisë.
Sipas ambasadorit të BE-së Aivo Orav, qëllimi i aktiviteteve është që të shënohet ditëlindja e 62-të e Bashkimit Evropian dhe të afrohet procesi i eurointegrimeve deri te qytetarët. "Qëllimi i këtij programi gjithëpërfshirës për Ditën e Evropës është ta bartim porosinë tonë kryesore lidhur me të ardhmen evropiane të këtij vendi dhe BE-në t'ua afrojmë qytetarëve. Pikërisht për këtë, ngjarjet i organizojmë në Shkup dhe në më shumë komuna tjera që të arrijmë deri te më shumë qytetarë", tha ambasadori Orav. Në konferencën e sotme për shtyp në Shkup fjalim mbajti edhe zëvendëskryeministrja për çështje evropiane Teuta Arifi, e cila e potencoi rëndësinë e njohjes së vëllimit të procesit reformues në rrugën drejt BE-së dhe rëndësinë për përfshirje të tyre në këtë proces.
"Aktivitetet e lidhura me këtë program janë mundësi e shkëlqyeshme për ne si vend në partneritet me përfaqësues jo vetëm të Delegacionit të Komisionit evropian, por edhe të ambasadorëve të vendeve-anëtare të BE-së, të marrim pjesë dhe t'i japim kontribut procesit të eurointegrimeve që ai të bëhet pjesë e jetës së të gjithë qytetarëve", tha Arifi.
Mileva Gjurovska nga Lëvizja evropiane e Maqedonisë theksoi se për këtë vit në program janë përfshirë pesë debate me tema të eurointegrimeve, me të cilat dëshirojnë në mënyrë tjetër të qasen ndaj çështjes së anëtarësimit të Maqedonisë në BE, që kjo të ndodh sa më shpejtë. Me rastin e shënimit të Ditës së Evropës - 9 Maji, këtë vit për herë të parë do të organizohen edhe dy fushata informative. E para e quajtur "BE prej afër" e cila përbëhet nga udhëtimi me autobus në 10 fshatra në vend (Likovë-Kumanovë, Labunisht-Strugë, Bogovinjë-Tetovë, Mogillë-Manastir, Vrapçishtë-Gostivar, Dollneni-Prilep, Bosillovo-Strumicë, Orizarë e Epërme-Veles, Rusinovë-Berovë dhe në Vellgosht-Ohër), ku do të vendosen stenda që në kontakt të drejtpërdrejtë me banorët e atyre vendeve do t'u japin përgjigje ambasadori Orav, ambasadorë të vendeve tjera anëtare të BE-së, zëvendëskryeministrja Arifi, si dhe përfaqësues tjerë nga institucionet resorë.
Fushata e dytë përbëhet në realizim të shfaqes teatrale për fëmijë të quajtur "Të them një sekret për ambientin e jetesës" që do të realizohet nga Qendra teatrale për fëmijë në Shkup në 30 fshatra mbarë vendin për nxitjen e vetëdijes për rëndësinë e temave ekologjike. Aktivitetet për shënimin e Ditës së Evropës - 9 Maji të cilat filluan më 20 prill me promovim të filmave të animuar të financiar nga BE-ja "E duam Evropën" do të përfundojnë më 30 maj në Shkup me organizimin e Ditës evropiane të sipërmarrësit, ndërsa manifestimi qendror do të mbahet në sheshin "Maqedoni" në Shkup dhe në shtatë qytete në shtet, ku do të vendosen info-pikat e BE-së - Kumanovë, Kavadar, Tetovë, Gostivar, Veles, Manastir dhe Koçan.
| Di | Hë | Ma | Me | En | Pr | Sh |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Facebook
Twitter
Google
Digg
Myspace
Yahoo MyWeb



Publikoni komentin tuaj