Fillimi | Aktuale | Shkollat e Çairit, të parat në listë!

Shkollat e Çairit, të parat në listë!

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Kadri Agushi dhe Muzafer Rexhepi, drejtorët e shkollave që pritet të marrin emrat “Ismail Qemali” dhe “Jashar bej Shkupi”, thonë se kërkesat janë bërë prej para gjashtë viteve. “Nëse nisemi nga ajo që deklaron ministri, do të thotë se jemi në mesin e kërkesave të para që duhet të shqyrtohen, sipas radhës”, shprehen ata. Në MASH, të hënën nuk kishin përgjigje për këtë

Laura PAPRANIKU/KOHA

Shkup, 20 mars -
Do të mbajë ose jo në 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë emrin “Ismail Qemali” shkolla fillore e lagjes Fushë Topanë në Komunën e Çairit, do të vendosë ministri i Arsimit, Pançe Kralev. Nga një firmë e tij varet nëse kjo shkollë do të ketë rastin të shkruajë historinë e vet në vigjilje të asaj historisë që shënoi një shekull më parë Ismail Qemali. Kadri Agushi, drejtor i shkollës që kërkon të marrë emrin e plakut të Vlorës, është optimist se 100 vjetori i pavarësisë do ta gjejë shkollën me emrin “Ismail Qemali”. Madje, sipas tij, kjo do të ndodhë shumë më herët se data 28 nëntor.

“Nëse jo para përfundimit të këtij viti shkollor, para fillimit të vitit të ardhshëm, në shtator, shkolla me siguri do të ketë emrin e ri”, shprehet drejtori i shkollës që aktualisht mban emrin “Rajko Zhinzifov”. Pavarësisht faktit se në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës janë 257 statute të shkollave që presin përgjigje dhe se në mesin e tyre ka kërkesa të dërguara prej para pesë-gjashtë viteve, drejtori Agushi thotë se kjo nuk përbën asnjë problem. Madje, sipas tij, kërkesa e tyre është në avantazh, nëse merret parasysh deklarata e ministrit se kërkesat do të shqyrtohen sipas radhës. Ministri Kralev, një javë më parë deklaroi se në MASH ka numër të madh kërkesash për statutet e shkollave.

“Kërkesat vijnë në kontinuitet dhe procedurat zgjasin zakonisht. Për rastin e shkollave të Çairit, u krijua një tension në opinion, kurse vetë procedura e shqyrtimit nuk është aq e shpejtë dhe nuk është diçka që mund të mbarojë për afat prej dy-tre apo pesë ditëve”, pohoi ministri. Kërkesat, sikurse nënvizoi ai, ”duhet të presin radhën”. Pikërisht tek radha e sheh përparësinë e kërkesës për emërimin e shkollës me emrin “Ismail Qemali” drejtori Agushi. “Ne e kemi dorëzuar kërkesën para gjashtë viteve, herën e parë, pastaj para katër viteve dhe përsëri tani”, pohon ai. Prandaj, nëse nisemi nga ajo që deklaron ministri, do të thotë se shkolla jonë është në mesin e kërkesave të para që duhet të shqyrtohen, sipas radhës, plotëson ai. Kështu pohon edhe Muzafer Rexhepi, drejtori i shkollës fillore në lagjen “Dyqanxhik” të Komunës së Çairit. Prej këtu është kërkuar që në vend të “Jane Sandanskit” shkolla të merr emrin “Jashar Bej Shkupi”. Drejtori i saj, thotë “e kemi dërguar kërkesën prej para gjashtë viteve, kështu që jemi të parët në radhë”.

Rexhepi, i cili është edhe koordinator i shkollave fillore të Komunës së Çairit, tregon se kërkesat për emrat “Hasan Prishtina” në vend të “Dame Gruev” dhe “Imri Elezi” për “Nikolla Vapcarov” janë dërguar pak më vonë se kërkesat për “Ismail Qemeli” dhe “Jashar bej Shkupi”, mirëpo përsëri janë të moçme. “Nëse jo para gjashtë vjetësh, ato kërkesa janë dërguar para katër viteve, që do të thotë se ka shumë kohë”, shprehet Rexhepi. Ai, gjithashtu është optimist se shkollat do të kenë emrat e rinj, “nëse jo deri në përfundim të këtij viti deri para fillimit të vitit tjetër shkollor - sigurisht”. Në MASH është e pamundur të sigurohen të dhëna se deri te cila kërkesë kanë mbërritur me shqyrtimin, ndërsa nuk janë të qartë as për çështjen e radhës. “Kërkesat janë kërkesa dhe nuk i ndajmë në të reja dhe të vjetra”, shprehet zëdhënësi Goran Galevski. Lidhur me atë nëse do t’ju jepet përparësi kërkesave të katër shkollave fillore të Komunës së Çairit nisur nga koha e dorëzimit të tyre prej para gjashtë viteve, Galevski tha se do të përgjigjej për këtë pasi ta pyeste ministrin. Rastësisht ose jo, katër shkollat e Çairit e kanë gdhirë të hënën pa pllakat e “vjetra”. Drejtorët thonë se nuk i ka larguar askush, por se kanë rënë vetvetiu. “S’kemi se çfarë të bëjmë. Pllakat kanë rënë vetë. Janë rrëzuar, si duket të ndihmuara pak edhe nga ndryshimi i temperaturave”, pohon Agushi, kurse ngjashëm shprehet edhe Rexhepi. As njëri dhe as tjetri nuk planifikojnë që t’i rikthejnë sërish plakat e vjetra me emrat “Rajko Zhinzifov” dhe “Jane Sandanski”. Nuk do të bëjmë dy herë punë, shprehet Rexhepi, ndërsa thekson se shkollat janë në pritje të pllakave me emrat e rinj. “Ato emra tanimë janë të ndryshuar. Prindërit, kolegjiumet dhe këshillat e shkollave janë përcaktuara për emrat që do t’i mbajnë. Në Komunën e Çairit është sjellë vendimi, ndërsa janë zgjidhur në favor të emrave të rinj edhe kontestet me institucionet e vetëqeverisjes lokale. Statutet janë dërguar në MASH dhe presim që të njëjtat të firmosen nga ministri”, deklaron ai. Në ndërkohë, në Komunën e Çairit kanë nisur përgatitjet për sigurimin e pllakave të shkollave me mbishkrime të reja, pasi e llogarisin për “punë të kryer” pagëzimin e shkollave me emra të personaliteteve shqiptare. Më 26 janar të këtij viti, Këshilli Komunal i kësaj komune solli vendimet për emërimin e shkollave me emrat e personaliteteve shqiptare, me shumicë votash dhe duke respektuar parimin e Badenterit, respektivisht shumicën e votave nga grupi i këshilltarëve të etnitetit joshumicë.

Votoni këtë tekst
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera ngaAktuale
Previous
image
Rebalanci pa votën e deputetëve
Arsyeja për rishikim të dytë të Buxhetit brenda për këtij viti, sipas Qeverisë, është sigurimi më i shpejtë i parave plotësuese kur vendi gjendet para katastrofave natyrale si kjo që ndodhi dy javë më parë. Megjithatë, Rebalanci u kundërshtua nga deputetët dhe ekspertë ekonomik, sipas të cilëve, mënyra se si Qeveria e propozon rishikim e buxhetit në të ardhmen, hap mundësi të reja që Qeveritë të miratojnë të njëjtat pa votën e deputetëve...
image
Më shumë divorce se sa dasma!
Sipas të dhënave statistikore, tremujori i dytë i këtij viti, që supozohet se shënon kulminacionin e numrit të çifteve që i drejtohen zyrës së gjendjes civile për të lidhur kurorë, ka rreth 15 për qind më pak martesa sesa ajo e një viti më parë. Divorcet janë ato që bien në sy sidomos në Shkup dhe rrethinë, ku ka ndodhur rreth 50 për qind e shkurorëzimeve në rang vendi. Viti 2016 në përgjithësi ka shënuar shifra shqetësuese për lindjet dhe martesat, që janë në numër më të reduktuar se një vit më parë, ndërsa vdekjet më të mëdha ...
image
S’ka marrëveshje për anëtarin shqiptar
Si mësohet jozyrtarisht, nga 11 kandidatë që kanë aplikuar gjithsej për anëtar të Komisionit, anëtarët kanë diskutuar për dy kandidatura - atë të Sefer Tahirit dhe Daut Dautit, por pa rënë dakord për asnjërin prej tyre. Në ndërkohë, tanimë ka plasur përçarja në mesin e katër anëtarëve maqedonas...
image
Prerja e druve revolton qytetarët
Nëse do të ketë thyerje të Ligjit, sigurisht se do të ketë edhe masa. Komuna e Tetovës ka dhënë leje për vendosjen e pajisjeve urbane në atë pjesë, dhe është një marrëveshje mes dy koncesionerëve. Unë mund të them se si komunë kemi dëshmuar se jemi për mirëmbajtjen e hapësirave të gjlbërta, sepse për tre vite kemi mbjellë rreth 3000 drunj në qytetin e Tetovës dhe me këtë dinamikë vazhdojmë edhe më tej”, tha Arifi ...
image
Bulevardet, pikat më kritike
Njohësit e rrethanave të aksidenteve në komunikacioni, duke i komentuar fatkeqësitë nëpër rrugët e vendit, thonë se faji më i madh se pse ndodhin këto aksidente fatale është tek vetë shoferët, të cilët nuk kujdesen aspak për respektimin e dispozitave ligjore për kujdes më të madh gjatë qarkullimit me vetura...
image
150 fëmijë presin vend në kopshtet e Strugës
Me vite të tëra nuk ka investime serioze në kopshtin e fëmijëve në Strugë. Të dy objektet e kopshtit po ballafaqohen me probleme të mëdha....
image
Na ishte një herë Esnafi i Dibrës!
Sot Dibra nuk është ajo që ka qenë. As nuk i ngjan asaj të dikurshmes. Nuk është më ai numër i dyqaneve që ka qenë, por nuk janë me prezent as zejtarët. Industria dhe jeta e sotme ka bërët të vetën. Qyteti është më i bukur, por është më i vogël, thonë njohësit të mirë të Çarshisë dibrane...
image
Ministrit Xhaferi takoi ambasadorin Bejli
Ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi dhe ambasadori i SHBA-ve, Xhes Bejli të premten në Ministrinë e Drejtësisë realizuan një takim protokollar. Ministri Xhaferi në fillim...
image
Të mobilizohet mërgata për zgjedhjen e Sulejmanit
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta takoi të enjten në kabinetin e tij kandidatin për deputet në Parlamentin e Republikës së Kroacisë, Idris Sulejmani,...
image
Shënohet 106 vjetori i lindjes së Nënë Terezës
Organizata civile "Shkupjanja Nënë Tereza" nga Shkupi, me rastin e ditëlindjes së 106-të të Nënë Terezës sot do të dorëzojë kurorë lulesh në pllakën përkujtimore...
image
“Jahja Kemal” nis mësimin më 1 shtator
Në një deklaratë për gazetën KOHA, zëdhënësi i shkollave “Jahja Kemal”, Syrija Tauk ka thënë se të enjten edhe zyrtarisht kanë marrë lajmin nga Qeveria e Maqedonisë se mund të vazhdojnë procesin mësimor më 1 shtator, ndërsa shqyrtimi i kërkesës nga Qeveria turke do të vazhdojë edhe më tutje...
image
Shpeshtohen sulmet e pedofilëve
Frika, agresiviteti dhe depresioni, siç deklarojnë personat zyrtar nga organizatat kundër dhunës, janë vetëm disa nga simptomat të cilat përcjellin fëmijët viktima të dhunës seksuale. Njerëzit e shfrenuar dhe të “pasionuar” pas fëmijëve, vëzhgimin ndaj të miturve e bëjnë edhe përmes Internetit, ndërsa rasti i fundit ishte i regjistruar në Prilep...
image
Ligji i reklamave, BDI bën gati amendamentet
Është shumë shpejt të flasim nëse do të prezantojmë 50 apo 100 amendamente, kjo varet nga propozimet e të gjithë deputetëve, por e rëndësishme është që ky Ligj të mos miratohet ashtu si është, por duke përfshirë edhe vërejtjet që janë bërë në debatin publik nga ana e mediave”, thotë deputeti i BDI-së, Rexhail Ismaili ...
image
Së pari mirëbesimi, pastaj emri
"Nuk kemi biseduar për emrin, thamë së paku një herë të bisedojmë për bashkëpunimin tonë. Unë angazhohem për kompromise, por të mira, dhe jo kompromise të këqija. Kompromise që do të na lirojnë nga burgjet e historisë, gjë që nuk mund ta ndryshojmë. Mendoj se në mënyrë të qetë duhet t'i zgjidhim dallimet tona, që do të thotë se nuk duhet njëri t'i imponohet tjetrit. Domethënë, nevojitet kompromis me të cilin do të mbeten të kënaqur disa palë", theksoi pas takimit Koxias...
image
Ahmeti ngushëllon familjet e viktimave nga tërmeti në Itali
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në profilin e tij zytar në Fejsbuk, ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta ndaj familjeve të...
Next
Arkivi
first first Gusht, 2016 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Arkivi sipas gazetareve
Tag
Ska asnjë tag