Koordinohen për 100 vjetorin
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi, sot ka realizuar takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto. Bashkëpunimi në mes dy vendeve, Implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, koordinimi i aktiviteteve për shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë dhe Flamurit Kombëtar kanë qenë temat për të cilat kanë biseduar Xhaferi dhe Haxhinasto, kumton Sektori për marrëdhënie me opinionin pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Në këtë takim dy bashkëbiseduesit vlerësuan se bashkëpunimi mes dy vendeve është i mirë dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë në të ardhmen. "Biseduam për të gjitha temat që kanë qenë në interes të dy vendeve, siç janë çështja e kalimit të kufirit nga shtetasit e dy vendeve vetëm me letërnjoftime, çështjen e patentës së vozitjes që do të jetë në funksion të lehtësimit të turizmit, infrastrukturën dhe energjetikën. Biseduam edhe për ndodhitë e fundit në Maqedoni duke konstatuar se këto incidente nuk kanë prapavijë politike dhe institucionet i kanë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e tyre. Folëm për Marrëveshjen e Ohrit si dokument themelor i sistemit politik, pjesë e Kushtetutës dhe kriter për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe strukturat euro-atlantike. Gjithashtu temë diskutimi ishte edhe koordinimi aktiviteteve në lidhje me shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar dhe Ditës së Flamurit dhe gjithë aktivitetet pritet të përfundojnë kah fundi i vitit”, tha Xhaferi. Ndërkaq, ministri i Jashtëm shqiptar Haxhinasto theksoi se marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Shqipërisë janë të mira dhe se bashkëpunimi në mes dy vendeve në të ardhmen do të intensifikohet edhe më shumë. Ai përshëndeti nënshkrimin e marrëveshjeve që janë në frymën e marrëdhënieve të mira në mes dy vendeve, si marrëveshja për lëvizje të lirë të qytetarëve. "Së bashku me Xhaferin koordinuam aktivitetet në lidhje me shënimin e 100 vjetorit të Pavarësisë me të cilin dëshirojmë të tregojmë gjithë botës se populli shqiptar është popull konstruktiv dhe paqedashës dhe në të ardhmen do të intensifikojmë marrëdhëniet tona", tha Haxhinasto.
| Di | Hë | Ma | Me | En | Pr | Sh |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Facebook
Twitter
Google
Digg
Myspace
Yahoo MyWeb



Publikoni komentin tuaj