Hyrje | Aktuale | 43 emra shqip për rrugët e Shkupit

43 emra shqip për rrugët e Shkupit

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Nga 13 gushti, 28 nëntori, Abdyl Frashëri... e deri tek Hasan Prishtina, Bajram Curri e Ismail Kadare.....Kështu do të quhen 43 rrugë, sheshe e të tjera të Shkupit me të cilat do të ndryshohet profili monoetnik, por edhe do të korrigjohen disa prej emërtesave antishqiptare që mbajnë shumë prej rrugëve të vendbanimeve ku jetojnë shqiptarët

Evis Halili/KOHA

Shkup, 26 shkurt - Janë gjithsej 43 emra që përkojnë me data dhe personalitete sinjifikative të historisë dhe kulturës shqiptare të cilat pritet që t'i mbajnë rrugët, sheshet, urat dhe objektet e tjera infrastrukturore të Shkupit. Propozimet e grupit të këshilltarëve të BDI-së, sipas burimeve të gazetës "KOHA", do të parashtrohen në seancën e radhës të Komisionit për emërimin e rrugëve, shesheve dhe objekteve të tjera infrastrukturore në Qytetin e Shkupit dhe priten që të miratohen pasi për këtë është arritur pajtueshmëri mes partnerëve të koalicionit.

Ende nuk dihet se cilat pjesë të qytetit do të mbajnë këto emërtesa të reja, nëse do të vendosen më së shumti në lagjet e banuara me shqiptarë, apo edhe në njësitë e tjera lokale ku nuk dominohen nga shqiptarët. Pavarësisht vendndodhjes së tyre, emërtesat e reja do të ndryshojnë profilin monoetnik të infrastrukturës, por njëherazi do të korrigjojnë disa prej emërtesave antishqiptare që mbajnë rrugët rëndom relikte të sistemit monist të njëmendësisë, sidomos në vendbanimet shqiptare.

Shkupi konsiderohet si një prej kryeqendrave të ish Jugosllavisë që numëronte jashtëzakonisht pak, për të mos thënë aspak emërtesa multietnike rrugësh e sheshesh. Shkupi madje as që krahasohet as me Beogradin, shumë prej rrugëve të të cilit mbajnë emra sinjifikativë të historisë shqiptare. Në listën me 43 propozimet numërohen 5 data të rëndësishme, mes tyre edhe "13 Gushti", dita e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, "28 Nëntori"- dita e Flamurit, 5 Maji- Dita e dëshmorëve të kombit, por edhe shumë emra dhe figura të rëndësishme të së kaluarës, por edhe të ditëve tona.

Mes tyre renditen emra si ai i heoit tonë kombëtar - Skënderbeu, ai i Abdyl Frashërit, mes të tjerash edhe i njohur për përpilimin e projektit për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Gjon Serreqi, prijës i Lëvizjes Nacional Demokratike Shqipatre dhe i persekutuar nga regjimi komunist. Veli Meliqi, i njohur për kontributin e tij për shpëtimin e 20 hebrenjve që i strehoi në shtëpinë e tij. Emra të njohur të lëvizjeve patriotike janë Bajram Curri, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Dervish Hima e Dervish Cara, ismail Qemali e Jashar Erebara, Jusuf Gërvalla e Kumbara, por edhe emra që evokojnë një të kaluar më të largët, si Mbreti Gent e Mbretëresha Teuta.

Toponimet si Dardania, Iliria, Arbëria, Shkodra, Prishtina e Tirana janë po ashtu disa prej emërtesave që do t'i mbajnë në të ardhmen rrugët e Shkupit. Në paletën e emërtesave bëjnë pjesë edhe emra të artit dhe kulturës shqiptare, të njohur në botë, si aktori Bekim Femiu e shkrimtari Ismail Kadare, si edhe piktori Adem Kastrati, apo edhe "ambasadorja" e çështjes shqiptare Edit Durham, si dhe nobelisti Ferid Murati. Po ashtu si propozime të tjera janë edhe emrat e eruditëve shqiptarë, si Faik Konica, Fan Noli, por edhe emrat e Ndue Bytyqi, e të tjerë.

Propozimet për vendosjen e emërtesave në shqip për shumë rrugë e sheshe të Shkupit, janë ngritur dhe parashtruar prej vitesh në Qytetin e Shkupit, por deri më tani nuk kanë gjetur mirëkuptimin e këshilltarëve të tjerë për t'i miratuar. Përveç propozimit të grupit të këshilltarëve të BDI-së, për emërtesat e reja që do të mbajnë rrugët pjesët e tjera infrastrukturore të Shkupit janë dërguar po ashtu propozime edhe nga grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE, nga Këshilli i Qytetit të Shkupit, nga Ministria e punëve të jashtme, nga Këshilli i komunës Qendër, nga Ambasada e Maqedonisë në Ankara, nga Shoqata e Zogariçanit dhe nga një Peticion qytetarësh. 

Propozohet dekorimi e Ismet Jasharit

Propozohet dekorimi e Ismet Jasharit Shoqata e Historianëve Shqiptarë (SHHSHM) ka marrë iniciativë për të dekoruar post-mortum dëshmorin e kombit Ismet Jashari - "Komandant Kumanova", për merita të veçanta kombëtare. Propozimi i historianëve, i drejtohet Këshillit Kombëtar për shënimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe në të ndër të tjera thuhet se ai i i dha jehonë të madhe luftës për çlirimin e Kosovës dhe luftës së UÇK-së. Po ashtu SHHSHM ka diskutuar edhe për aktivitetet që do të shënohen në kuadër të 100 vjetorit të shtetit shqiptar, disa prej të cilave realizohen prej tyre.

Aktivitetet do të shënohen përmes akademive, tribunave shkencore e tryezave, 20 vjetori i themelimit të Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, 100 vjetori i formimit të bandës Muzikore "Zani i Maleve", 100 vjetori i emërimit të Mehmet pashë Derallës si ministër i parë i mbrojtjes i qeverisë shqiptare, 100 vjetori i marrëveshjes shqiptaro-osmane të 18 gushtit, 100 vjetori i themelimit të Komitetit "Shpëtimi", 50 vjetori i revistës "Jehona", e të tjera. 

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

gjthsej: | Tregohen:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera ngaAktuale
Previous
image
Hetim kundër përfaqësuesve të lartë policor serb
Hetimi kundër përfaqësuesve të lartë policor serb është nisur për djegien e ambasadave të huaja në Beograd në vitin 2008...
image
Arrestohen biznesmenë dhe ish-funksionarë
Sot herët në mëngjes policia ka kryer një operacion policor, ku ka arrestuar ish-funksionarë të sektorit të mbrojtjes dhe biznesmenë aktual. Disa media informojnë se ...
image
Miratohet Buxheti për vitin 2015
Buxheti për vitin 2015 të ardhurat e të cilit janë projektuar në 163.280 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në 181.777 miliardë denarë është miratuar në seancën ...
image
Kryetari Bejta vlerëson kontributin e kolegjit Jahja Kemal
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta priti në takim një delegacion nga Kolegji Jahja Kemal të udhëhequr nga ushtruesi në detyrë - drejtori gjeneral, ...
image
USHT u përgjigjet akuzave të studentëve
Pas protestave të studentëve të fakultetit të shkencave matematiko-natyrore studimet e disperzuara në Shkup, më në fund është prononcuar udhëheqja e universitetit. Prorektori për arsim ...
image
Brenda ditës blejmë 680 mijë bukë
Pas kosovarëve, serbeve, malazezëve, qytetarët e Maqedonisë janë harxhues më të mëdhenj të bukës në Evropë. Tek në brenda ditës blihen 680 mijë bukë. Kompanitë që prodhojnë bukë thonë se prodhojnë pesë herë më shumë bukë se sa realisht duhet të harxhohet. Sipas këtyre të dhënave, 1.7 milionë banorë në Maqedoni brenda vitit blejnë 240 milionë copë bukë...
image
Shqiptarët në polici, 19 për qind
Ministrja Gordana Jankullovska pranoi se ka segmente të caktuara ku duhet rritur numri i shqiptarëve, por njëkohësisht sqaroi se ekzistojnë edhe sektorë të caktuar ku numri i shqiptarëve është më i madh se ai që synohet nga vetë shqiptarët...
image
Gara për administratë shuan dëshirën për biznes
Punësimi në institucionet shtetërore paraqet një opsion shumë më të lehtë ku punohet me më pak lodhje dhe mundim në raport me energjinë që duhet të harxhohet në sektorin privat. Gjithashtu Maqedonia është një shtet që fatkeqësisht nuk është shumë i pasur me resurse të ndryshme, andaj edhe të rinjtë orientohen në sigurinë që ofron sektori shtetëror. Ndodh që për një vend pune mesatarisht të konkurrojnë mbi 10 të rinj ...
image
Komunave shqiptare ju ikin miliona euro
Paratë i jep Banka Evropiane për Investime dhe të njëjtat janë pa kthim, ndërsa projektet i përpilon Ministria për Transport dhe Lidhje. Kryetarët e komunave shqiptare duhet vetëm të mendohen dhe të japin ide se ku kanë nevojë qytetarët e tyre më së shumti për investime dhe të kenë ndërmarrje komunale aktive. Edhe me gjithë këto lehtësime, komunat shqiptare lëshojnë t’ju ikin qindra mijëra dhe miliona euro donacion nga Banka Evropiane për Investim...
image
Edhe këshilltarët kundër dënimeve
Për shkak të reagimeve të shumat që i janë adresuar MASH-it dhe për shkak të devijimit të testeve si instrument objektiviteti, është më se e nevojshme të gjendet një zgjidhje e cila do t’i kënaqte të gjitha palët. Kualiteti i mësimdhënies dhe në instancë të fundit cilësia e notimit të nxënësve, sikurse thonë këshilltarët pedagogjik, është e pamundur të përcaktohet me një test në fund të vitit...
image
Përgatitet një “Pustec i ri”!
Sipas mediave në gjuhën maqedonase të cilat citojnë shoqatat maqedonase në Turqi, marrja e shtetësisë së Maqedonisë do të bëhet me qëllim që më e lehtë të dilet në Evropë, pasi një gjë të tillë nuk mund ta bëjnë me shtetësi të Turqisë. Por, pas kësaj nisme, sipas analistëve shqiptarë dhe njohësve të statistikës, fshihet një qëllim krejtësisht i tretë dhe i iniciuar jo nga diaspora, por nga politika zyrtare maqedonase në Shkup...
image
Tiranë: Ministri Neziri prezantoi përfitimet nga zonat turistike
Ministri i ekonomisë Bekim Neziri sot në Tiranë të Shqipërisë morri pjesë në tryezën e rrumbullakët ministrore me temë: ”Roli i qeverive në menaxhimin e ...
image
BDI kërkon komision anketues për incidentin me PDSH-në në Kuvend
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e përshëndet kthimin e deputetëve të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Kuvend dhe njëherësh i bëjnë thirrje LSDM-së dhe opozitës ...
image
Humb jetën banori i Sedllarcës në aksident hekurudhor
Fadil Z.  i lindur në vitin 1959 nga fshati Sedllarcë,  ka humbur jetën në një aksident hekurudhor në mbikalimin hekurudhor në Sedllarcë,  rreth orës 13 ...
image
Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal
Vaksinimi kundër gripit sezonal në Shkup fillon prej sot. Këtë vit, si edhe vitin e kaluar, janë blerë rreth 30.000 doza, me të cilat janë ...
Next
Arkivi
first first Tetor, 2014 first first
Di Ma Me En Pr Sh
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Arkivi sipas gazetareve
Tags
Ska tags per kete artikull