Hyrje | Aktuale | Nimic pa propozim edhe pas takimeve në Athinë

Nimic pa propozim edhe pas takimeve në Athinë

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Nimic, siç transmetoi televizioni shtetëror grek ERT, pas takimit deklaroi se nga Dimas ka marrë bindje se Qeveria e Greqisë ka dëshirë të sinqertë për zgjidhjen e çështjes së emrit

Athinë, 22 shkurt - I dërguari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të KB-së për çështjen e emrit Methju Nimic sot pasdite në Athinë pati takime të ndara me kryeministrin Lukas Papadhimos dhe me shefin e diplomacisë greke, Stavros Dimas. Nimic, siç transmetoi televizioni shtetëror grek ERT, pas takimit deklaroi se nga Dimas ka marrë bindje se Qeveria e Greqisë ka dëshirë të sinqertë për zgjidhjen e çështjes së emrit. Dimas e ka inkurajuar edhe për t'i vazhduar përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të përbashkët në kuadër të procesit që po zhvillohet nën patronazhin e KB-së.

I pyetur nëse kriza ekonomike në Greqi dhe zgjedhjet e ardhshme do të ndikojnë në proces, Nimic theksoi se i kupton vështirësitë me të cilat po përballet Athina dhe shpreson që do të tejkalohen, por se vendi edhe tani ka Qeveri funksionale e cila mund të përballet me problemet siç është çështja e emrit. Përndryshe, para takimit me ndërmjetësuesin e KB-së, Dimas ka pasur takime konsultative me Papadhimosin dhe me liderin e PASOK-ut, Jorgos Papandreu. Nndërkohë, Jorgos Karaxhaferis lideri i partisë ultradjathtise LAOS e cila participon në Qeverinë e përkohshme në letrën e dërguar deri te Dimasi kërkon për zgjidhjen eventuale për emrin të shprehen qytetarët grekë në referendum. Ai njëherësh kërkoi edhe takim të Komitetit parlamentar për punë të jashtme dhe mbrojtje në të cilin do të shqyrtoheshin ngjarjet e fundit në bisedimet për emrin.

Ndërmjetësi i KB-së Nimic për në Athinë ka udhëtuar nga Shkupi, ku të hënën bisedoi me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, me kryeminsitrin Nikolla Gruevski dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki.

Pas takimeve ai deklaroi se nuk sjell propozime të reja, por se ka për qëllim të gjejë mënyrë që të përshpejtohen bisedimet për zgjidhjen sa më të shpejtë të kontestit për emrin, i cili, siç theksoi, e preku rajonin dhe sigurinë botërore. Nimis tha se në Shkup qartë i janë treguar pozitat e Maqedonisë dhe dëshirat e sinqerta për zgjidhjen e problemit, dhe se do t'ua transmetojë autoriteteve në Athinë.


Vlerëso tekstin
0

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

gjthsej: | Tregohen:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera ngaAktuale
Previous
image
Qeveria do të ndajë bursa për doktorantë të shkencave shoqërore dhe teknike
Qeveria sot shpalli konkurs për ndarjen e bursave për persona të cilët do të arrijnë të regjistrohen në studime të doktoraturës në një nga 100 ...
image
Neo-nazistët grekë kërcënojnë myslimanët në vend
Neo-nazistët grek iu kërcënuan bashkësisë myslimane në këtë vend se do të jenë të "therrur si zogj përderisa nuk shpërngulen nga Greqia", transmetojnë mediat greke.Sipas ...
image
Jashari: Liderët politikë janë shndërruar në mbretër
Liderët politikë dhe institucionalë të vendit, janë dashuruar me pushtetin, dhe për asnjë çmim nuk pranojnë të ikin nga aty, duke u shndërruar në mbretër, ...
image
Kosova dhe Shqipëria me rrezik mesatar nga terrorizmi
Kompania e sigurimeve Aon dhe ndërmarrja për këshillime The Risk Advisory Group kanë hetuar 200 vende të botës lidhur me shkallën e rrezikut terrorist që ...
image
Rreth gjysma e britanikëve janë për dalje të vendit nga BE
Hulumtimi i mendimit publik, i porositur nga "Sandi telegraf", tregon se 46 për qind nga britanikët dëshirojnë që vendi i tyre të dalë nga Bashkimi ...
image
Westerwelle sonte në Beograd, nesër në Prishtinë
Shefi i diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle, shkon sonte në Beograd, për vizitë njëditëshe. Të hënën, ai pritet të qëndrojë edhe në Prishtinë, ku do të ...
image
Karvan për adaptim të bujqësisë në ndryshimet klimatike
Në kuadër të projektit të USAID-it për Adaptim të bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike, i implementuar nga Rrjeti për zhvillim rural të Republikës së Maqedonisë, në ...
image
Mirënjohje për njeriun që shembi “baby boom-in”
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta qëndroi në familjen e Ismet Fetahut, prej ku nga afër i është falënderuar publikisht për rreth katër dekada angazhim në shërbim të komunitetit gostivaras. Fetahu ishte angazhuar në administratën komunale që nga viti 1974 si punonjës për çështje juridike, dhe është i njohur si sekretar i parë i komunës së Gostivarit në fillim të pluralizmit politik ...
image
Për Tetovën ngrihet në këmbë Kryesia e VMRO-së
Pas refuzimit nga ana e BDI-së për ndarjen e tokës për ndërtimin e një kishe në Tetovë, VMRO e ka dërguar në nivelet më të larta partiake shqyrtimin e koalicionit me BDI-në në Këshillin komunal të Tetovës. Nga dega e VMRO-së në këtë qytet thonë se fjalën e fundit do ta thotë qendra e partisë, ndërsa nga BDI insistojnë që të merren veshtë strukturat lokale...
image
Rrugët zvarritin kufijtë e Likovës
Ndërtimi i rrugëve dhe nënshkrimi i marrëveshjes me Serbinë janë pengesat kryesore që mbajnë pengë tanimë disa vite dy kalimet kufitare në Komunën e Likovës. Askush nuk e di se kur do të bëhet realitet kalimi kufitar Llojan-Miratoc, ndërsa për kufirin me Kosovën, ka dy premtime. Zëvendësministri i Transportit shpreson që kufiri Stanqiq-Bellanocë të hapet në vitin 2014, ndërsa kryetari i Komunës së Likovës, Sadulla Duraku thotë se hapja e këtij kufiri do të ndodhë në 2015 ...
image
Raport i ri me probleme të vjetra
Gjendja akoma më e rëndë rezulton në burgjet vendase. Hetimet e të ashtuquajturit Mekanizmi nacional parandalues, që janë zhvilluar vitin e kaluar, kanë zbardhur se të dënuarit vazhdojnë të jetojnë nën çdo standard të lejuar...
image
Gurthemeli pret Gruevskin
“Ka mbetur vetëm të caktohet data kur është i lirë kryeministri, sepse dëshiron të vjen për vënien e gurthemelit”, pohon drejtori i shkollës Alit Sejdiu. Gurthemeli do të vihet për nëntë klasa që do ti shtohen objektit ekzistues, kurse projekti në vetvete është një ironi e madhe edhe për një arsye tjetër. “Mësimi nuk do të zhvillohet në katër ndërrime, por me tre ndërrime”...
image
Nuk dimë të marrim as ndihma
Nga tre thirrje deri më tani për bashkëpunim ndërkufitarë me Shqipërinë, janë absorbuar vetëm 3.471.672,78 euro, ndërsa 7.300.000 euro të tjera vazhdojnë të jenë në dispozicion. E njëjtë situata është edhe me Bullgarinë, kurse pak më mirë me Greqinë. Me Kosovën thirrja e parë realizohet në korrik ...
image
Përfundon takimi, delegacionet nuk arrijnë marrëveshje
Edhe takimi i sotëm, si pjesë e dialogut teknik, në të cilin kanë marrë pjesë delegacioni i Prishtinës dhe ai i Beogradit ka përfunduar pa ...
image
Bexheti: Maqedonia i ndërmerr të gjitha procedurat për ekstradim
Ministri i Drejtësisë, Blerim Bexheti sot në konferencë për shtyp deklaroi se Maqedonia i ndërmerr të gjitha procedurat për ekstradimin e të akuzuarve në rastin ...
Next
Arkivi
first first Maj, 2013 first first
Di Ma Me En Pr Sh
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Arkivi sipas gazetareve
Tags
Ska tags per kete artikull