OEMVP i bashkëngjitet Çairit për festat
Komuna e Çairit së bashku me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore do të organizojnë manifestim të përbashkët me rastin e shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar. "Ky shënim i jubileut të rëndësishëm shqiptar që të jetë i plotë dhe në bashkëpunim edhe me Odën ekonomike që hyn në funksion të aktiviteteve që janë në koordinim nga kryeministri shqiptar Sali Berisha dhe nga odat ekonomike nga të gjitha trojet shqiptare", tha kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, pas takimit të zhvilluar me krerët e OEMVP, Menderez Kuçi, Blerim Zllatku dhe Xhemali Dauti.
Evenimenti do të mbahet gjatë muajit mars, ku do të jenë të pranishëm komuniteti mbarëshqiptar i biznesit. "Ramë dakord që programin tonë ta shpalosim me datën 27 shkurt, për hir të asaj se për shpalljen e programit do të jenë të pranishëm edhe koorganizatorët e tjerë, siç janë ato të shtetit shqiptar, komuna e Ulqinit, Bujanocit, Preshevës e të tjera", tha kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Menderez Kuçi. Ndërkohë, Mexhiti njoftoi se faza e parë e projektit "Sheshi Skënderbeu" do të përfundojë deri në shënimin e përvjetorit të shtetit shqiptar, kurse pritet që deri në fund të vitit të fillojë faza e dytë dhe e tretë. (F.P.KOHA)
| Di | Hë | Ma | Me | En | Pr | Sh |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Facebook
Twitter
Google
Digg
Myspace
Yahoo MyWeb



Publikoni komentin tuaj