Hyrje | Aktuale | Fondacioni “Dauti”, bursa për studentë dhe nxënës

Fondacioni “Dauti”, bursa për studentë dhe nxënës

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Shkup, 27 janar - Gjithsej 110 bursa janë ndarë sot nga ana e Fondacionit “Dauti” ku financues kryesor është kompania e njohur Dauti Komerc. Me këtë rast u tha se për vitin akademik 2011/12 janë ndarë 50 bursa për nxënës të shkollave të mesme, 55 bursa për student dhe 5 bursa për student të talentuar në lëmitë deficitare. Me këtë rast për rëndësinë e Fondacionit dhe për misionin foli drejtori i kompanisë “Dauti Komerc”, Xhemali Dauti, i cili theksoi se sektori i biznesit duhet që më shumë të fokusohet në stimulimin e talenteve të rinj, sepse rinia është ardhmëria e kombit. Ai tha se është obligim i çdo biznesmeni që të ofrojë mundësi për ata që nuk kanë mundësi të shkollohen. Ai njëkohësisht paralajmëroi se në muajin prill do të ketë edhe evenimente të tjera që përkojnë me themelimin e Kompanisë “Dauti Komerc”. Mefail Ademi, drejtor i Fondacionit Dauti, theksoi se në këtë vit kompania ka ndarë rreth 40 mijë euro për bursa për student dhe nxënës të talentuar nga të gjitha rajonet e Maqedonisë Perëndimore. ”Fondacioni Dauti është themeluar në mars të 2011. Ideator dhe themelues i Fondacionit “Dauti” është Kompania e njohur “Dauti Komerc” me seli në fshatin Bojanë, Komuna e Sarajit. Udhëheqësit e Kompanisë Dauti Komerc, duke dashur ta avancojnë shoqërinë në një nivel më të lartë dhe duke treguar një përgjegjësi të rrallë për shoqërinë ku veprojnë dhe me gjerë vendosën ta themelojnë këtë fondacion”, tha ai. Sipas tij, qëllimi i Fondacionit është ngritja e vetëdijes shoqërore për vlerat e mirëfillta dhe mbrojtja e shoqërisë nga dukuritë devijuese. Në këtë eveniment ishin të pranishëm zëvendësministri i Arsimit, Safet Neziri, përfaqësues të sektorit të biznesit, shoqata joqeveritare dhe fetare dhe përfaqësues të BFI-së.(U.H)

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

gjthsej: | Tregohen:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera ngaAktuale
Previous
image
Shqetësimi i akademikëve
Akademikët vlerësojnë se Maqedonia edhe pas 16 viteve ka probleme të brendshme reale, si në aspektin politik po ashtu edhe atë ekonomik dhe se edhe në të ardhmen do të ballafaqohet me sfidën serioze të anëtarësimit në NATO dhe BE. Tani është koha që shteti së bashku me Akademinë e shkencave të krijojnë strategji të përgjithshme shoqërore dhe ekonomike, sepse vetëm kështu qartë do të definohej ardhmëria e Maqedonisë, thonë ata...
image
Kryediplomatja e re e BE-së Mogerini e njeh Ballkanin
Vendosmërinë se dëshiron të ndihmojë në përparimin e Maqedonisë drejt BE-së, Mogerini e ka pohuar edhe gjatë vizitës së paradokohshme në Shkup, ku dha porosi të qartë se është i nevojshëm vullneti te Maqedonia, por edhe tek Greqia për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçarë...
image
Këshilli gjyqësor, katër vite me vetëm një shqiptar
Bazuar në statistikën e katër viteve të fundit, për nevojat e pasqyrimit të gjendjes faktike të përfaqësimit të drejtë të bashkësive etnike në institucionet shtetërore, Këshilli gjyqësor nga viti 2010 e këtej ka funksionuar vetëm me një shqiptarë të angazhuar në administratën e tij...
image
Sytë e shumicës rikthehen kah deputetet e “pavarura”
Katër deputetet femra të përjashtuara nga partitë e tyre bazë, do të rikthehen në qendër të vëmendjes, pasi së paku dy prej tyre do të nevojiten për sigurimin e shumicës së dyfishtë për të miratuar ndryshimet kushtetuese...
image
Jashari: Komsioni venecian do të deklarohet për ndryshimet kushtetuese më 9 shtator
Ministria e Drejtësisë ende nuk e ka marrë mendimin  e Komisionit venecian për ndryshimet kushtetuese. Qëndrimi  i ri, siç deklaroi sot në pres konferencë ministri ...
image
Ministri Neziri në shënimin e Ditës së minatorëve në Xhepçishtë të Tetovës
Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri së bashku me kryetarin e Asociacionit të Maqedonisë për minatorë Nikollajço Nikollov sot ka marrë pjesë në solemnitet me rastin ...
image
Stuhia “Simeon” sot pasdite përfshinë Maqedoninë( UPDATE)
Sipas informacioneve te fundit, stuhia "Simeon" e ka goditur Kroacinë,Bosnje Hercegovinën dhe Malin e Zi dhe tashmë është drejtuar kah Serbia dhe Kosova ndërsa në orët e natës pritet ta godet edhe Maqedoninë.Ne Mal të Zi stuhia ka krijuar vërshime,ndërsa në Kroaci në disa vende ka rënë edhe borë në pikë të Verës...
image
"Gazda Nini": Nuk kam folur me Gruevskin për "Makedonska Banka"
Dëshmitari kyç në procesin gjyqësor mes kryeministrit Nikolla Gruevski dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev e dha dëshminë e tij sot në Shkup. Dëshmitari Jovica ...
image
Shtajnmajer. Pa befasi për Maqedoninë në Samitin e NATO-s
Në samitin e NATO-s nuk pres befasi  në raport me pranimin e Maqedonisë në Aleancë, deklaroi shefi i diplomacisë gjermane Frank Valter Shtajnmajer, në forum ...
image
Filloi viti i ri shkollor 2014/2015, risi janë librat sipas programit të Kembrixhit
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi u dëshiroi vit të ri shkollor të suksesshëm rreth 280.000 nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme dhe ...
image
Ali Ahmeti uron nxënësit dhe punojësit e arsimit për vitin e ri shkollor
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2014- 2015, ka uruar të gjithë nxënësit dhe punojësit e arsimit ...
image
Pas një joggingu-sprinti, kryeministri Gruevski e ka lënduar këmbën
Pas një aktiviteti sportiv joggingu-sprinti në afërsi të vendit ku banon, kryeministri Nikola Gruevski ka lënduar këmbën e majtë, njofton zyra e kryeministrit.Bëhet me dije ...
image
Vrasje e dyfishtë në Haraçinë të Shkupit
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur para një orë në fshatin Haraçinë të Shkupit njofton Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas mediave maqedonase vrasja është ...
image
Ahmeti: Postet e reja në Bruksel, optimizëm për Ballkanin
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, uron zgjedhjen e  Donald Tusk për Kryetar të Këshillit të Evropës dhe Zonjës Federica Mogherini për përfaqësuese ...
image
SHGM: Policia tenton t`i pengojë gazetarët në punën e tyre
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë është e shqetësuar seriozisht me incidentet e shpeshta kur policia pengon gazetarët në kryerjen e profesionit të tyre. “Incident i ...
Next
Arkivi
first first Shtator, 2014 first first
Di Ma Me En Pr Sh
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30
Arkivi sipas gazetareve
Tags
Ska tags per kete artikull