Fillimi | Aktuale | Dhuna në familje merr hov

Dhuna në familje merr hov

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Ndryshe në 10 vitet e fundit, rajoni i Pollogut karakterizohet me një rritje të madhe të numrit të rasteve të paraqitura për ushtrimin e dhunës në familje. Edhe pse janë të rrepta sanksionet ligjore ndaj ushtruesve të dhunës, ky fenomen vazhdon të ekzistojë në zonat urbane dhe rurale, krahas aktiviteteve të shumta të institucioneve, shoqatave, forumeve për edukimin e shoqërisë në këtë drejtim

Urim HASIPI/KOHA
Tetovë, 26 janar -
Edhe pse kohëve të fundit flitet gjithnjë e më shumë për dukurinë e dhunës në familje, megjithatë shifrat tregojnë se ka rritje të rasteve të dhunës në familjes dhe padive penale. Nëse në vitin 2009 policia e Tetovës ka regjistruar 47 raste, në vitin 2010 janë regjistruar 48 raste, ndërsa në vitin e kaluar 52. Të paktën kështu flasin shifrat e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë. “Në vitin 2009 në Tetovë ishin të regjistruara 47 akuza në sferën e dhunës në familje të shkaktuar nga 50 autorë. Shkaqet më të zakonshme të dhunës në familje në vitin 2009 kanë qenë dukuritë negative sociale, çrregullime shumë të rënda mendore të llojeve të ndryshme, marrëdhëniet e çrregulluara në familje, kryesisht si pasojë e vështirësive financiare, alkoolit etj. Në të gjitha këto raste është përdorur forcë fizike, ku viktimat kanë qenë subjekt i abuzimit fizik dhe psikologjik. 23 nga viktimat e dhunës kanë qenë gra, 6 burra dhe 3 fëmijë. Përveç kallëzimeve penale në vitin 2009, u përgatitën edhe 17 kërkesa për fillimin e procedurave penale kundër 19 autorëve si dhe janë regjistruar më shumë se 48 ankesa me elemente të dhunës në familje, të cilat janë zgjidhur me vërejtje me gojë ose me shkrim drejtuar shkelësve”, thotë zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, Marjan Josifovski. Ndërkaq, një vit më vonë, në 2010-ën, në rajonin e Tetovës janë regjistruar gjithsej 48 akuza (29 në Tetovë, dhe 19 në Gostivar) për dhunën në familje, që përfshinte një total prej 50 autorëve. “Shumica e dhunuesve nga këto raste kanë përdorur forcë fizike, ku viktima ka qenë subjekt i abuzimit fizik dhe psikologjik, pasigurisë aktuale, frikës dhe pasigurisë së familjes, si rezultat nga i njëjti fenomen. Numri real i këtyre rasteve është shumë më i madh, por viktimat në të shumtën e rasteve kërkojnë që të bëhet vetëm vërejtje me shkrim ose me gojë ndaj dhunuesve. Përveç kallëzimeve penale në vitin 2010 u përgatitën dhe 31 kërkesa për fillimin e procedurës penale dhe 96 ankesa (46 Tetovë, Gostivar dhe 50) për grindje me elemente të dhunës në familje, të cilat janë zgjidhur me vërejtje me shkrim ose me gojë ndaj kryerësve. Në 90 për qind të rasteve gratë kanë qenë viktimat e dhunës, ndërsa ndihmë nga SPB Tetovë kanë kërkuar edhe prindërit e viktimave, që më parë kanë qenë prezent gjatë ushtrimit të dhunës. Viti 2010 në krahasim me vitet më parë, karakterizohet me faktin se në këtë vit flitet më tepër për dhunën në familje, kur më parë kjo temë ishte e ndaluar në shumë familje”, sqaron Josifovski. Në vitin 2011 në rajonin e Pollogut policia ka regjistruar gjithsej 52 raste të lidhura me dhunën në familje. “Në 33 raste është shkaktuar lëndime trupore tek viktima, ndërsa 12 kanë rrezikuar sigurinë. 51 prej autorëve të këtyre akteve janë burra, ndërsa 5 gra. Mbi gjysma e autorëve, respektivisht 27 prej dhunuesve kanë qenë bashkëshortë, pastaj vijojnë fëmijët, prindërit, ish-bashkëshortët etj. Në 41 raste shkaku i dhunës në familje kanë qenë çrregullimet mendore, ndërsa në 10 rastet tjera alkooli”, deklaroi zëdhënësi i policisë tetovare. Ndryshe, në 10 vitet e fundit, rajoni i Pollogut karakterizohet me një rritje të madhe të numrit të rasteve të paraqitura për ushtrimin e dhunës në familje. Edhe pse janë të rrepta sanksionet ligjore ndaj ushtruesve të dhunës, ky fenomen vazhdon të ekzistojë në zonat urbane dhe rurale, krahas aktiviteteve të shumta të institucioneve, shoqatave, forumeve për edukimin e shoqërisë në këtë drejtim.

Votoni këtë tekst
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera ngaAktuale
Previous
image
USHT për mjekësi ia kalon edhe UKM-së
Sipas të dhënave të Entit të Statistikave për numrin e të diplomuarve në 2015, Universiteti Shtetëror i Tetovës mban rekordin me diploma të mjekësisë. Nga 986 të diplomuar në USHT, 217 ose 22 për qind janë nga shkencat e mjekësisë. Në këtë pikë USHT ka lënë shumë prapa edhe Universitetin “Kirili dhe Metodi” të Shkupit, ku numri i të diplomuarve në mjekësi nuk kalon 5 përqindëshin. Pra, nga gjithsej 3417 të diplomuar në UKM, vetëm 176 janë në Fakultetin e Mjekësisë ...
image
Incident në Klinikën për radiologji për shkak të afatit të caktuar për “Termini im”
Në Qendrën klinike “Nënë Tereza”, në Klinikën për Radiologji, dje rreth orës 15:00 personi 46-vjeçar I.I. e ka ofenduar personelin, fizikisht ka sulmuar infermierin, ndërsa...
image
Nimic: Nuk janë të mundshme bisedime për emrin derisa Maqedonia nuk zgjedh qeveri stabile
Jam i pikëlluar për shkak të situatës aktuale politike në Maqedoni, por fakt është se unë nuk shoh rol konstruktiv për ndërmjetësuesin e KB-së rreth...
image
Sulm me bombë në Turqi, vriten tre persona
Një ushtar dhe dy roje kanë mbetur të vdekur si pasojë e një sulmi me bombë të kryer nga organizata terroriste PKK. Sulmi ndodhi në...
image
Seanca të tre komisioneve kuvendore
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seancë do të mbajnë komisionet për financim dhe buxhet, për transport, lidhje dhe ekologji dhe Komisioni për arsim,...
image
Qeveria e rrit fitimin e bankave
Për tre muajt e parë të këtij viti tre bankat më të mëdha në vend së bashku kanë realizuar përfitim prej 19.25 milionë euro, ndërsa vazhdojnë të rriten të ardhurat nga kamatat. Përveç se nga kamatat e kredive të qytetarëve, bankat përfitime kanë realizuar edhe nga kamatat e shitjes së boneve të thesarit ...
image
Radikalizim të grevës nëse nuk gjendet zgjidhje
Sindikata e Drejtorisë, Organeve të Jurisprudencës dhe Shoqatave (DOJSH) ka informuar se akoma nuk ka zgjidhje për grevën në gjykata, pasi negociatat të cilat për...
image
Pilotët dhe programuesit paguhen më shumë
Paga mesatare më e lartë është e pilotëve 68,166 denarë, ndërsa programuesit marrin paga prej 50,097 denarëve. Ndërkaq, më pak paguhen të punësuarit në ndërtimtari, industrinë e lëkurës dhe tekstilit, të cilët marrin 180 euro...
image
Qeveri të re për ta nxjerrë vendin nga kriza politike
Analistë politikë thonë së është çështje kohësh kur do të kemi Qeveri të re qoftë të koalicionit të zgjeruar, qoftë Qeveri teknike, sepse siç thotë Denko Maleski, Qeveria aktuale nuk mund ti mbajë mbi supe problemet e mëdha dhe situatën e rënduar në vend...
image
Aksionet edhe me zë
Nëse deri më tani policia shpërndante video nga arrestimet ku nuk dëgjohej zëri, tash e tutje obligohet që këtë ta incizojë me zë çdo veprim. Këto ndryshime janë në harmonizim me rregullativën evropiane ...
image
Në kërkim të rrugëve ilegale
Vetëm para një muaji, në qendrën transitore në Tabanoc ndodheshin mbi 1500 emigrantë. Një pjesë e tyre vullnetarisht janë riatdhesuar, një grup i vogël është kthyer në Greqi, por siç shpjegon Arbnor Tefiku, meqë kampi në Tabanoc është me karakter të hapur, nuk përjashtohet mundësia që një pjesë e tyre, përmes rrugëve ilegale, janë nisur drejt Evropës...
image
Alarm i rrejshëm për bombë në afërsi të një shkolle në Strugë
Ekipe profesionale policore nga anti-terrorizmi pranë SPB - Ohër dhe nëpunës policor nga stacioni policor në Strugë pas marrjes së denoncimit për bombë në afërsi...
image
Mbi 4500 nxënës treten për një vit
Krahasuar numrat e nxënësve sipas klasave, nuk ka si të mos bie në sy ulja prej mbi 4522 nxënësve nga klasa e nëntë në klasën e tetë. Të dhënat për numrin e nxënësve në vitin shkollor 2014/2015 tregojnë se rënia është dramatike te nxënësit e të gjitha përkatësive etnike: maqedonasit nga 11.965 nxënës në klasë të nëntë janë 8931 në klasë të tetë; shqiptarët nga 7363 në 6296; turqit nga 896 në 681 nxënës, e kështu me radhë. Arsyet që po krijojnë gjeneratat e brishtë duhet të jenë të shumta ...
image
Shqiptarët “harrojnë” të kurorëzohen
Trendi pozitiv përfshin edhe disa komuna me shumicë maqedonase, por në ato shqiptare dominojnë shifra më të larta, si ajo e Strugës, Zhelinës, Gostivarit.., e në disa të tjera ruhet një numër i pandryshuar, si në Tetovë dhe Dibër. Struga shënon një rritje të madhe, por ka të tilla që nuk regjistrojnë më shumë se 10 martesa në vit, e tillë është Komuna e Karnavaleve - Vevçani. Pasqyra e gjendjes civile prapëseprapë nuk mbetet e saktë dhe numri i kurorave supozohet të jetë më i madh, pasi jo të gjithë i drejtohen ofiqarit për të zyrtarizuar bashkëjetesën ...
image
PSP heton “Shkupi 2014”
Prokuroria Speciale Publike (PSP) nga Komuna e Qendër ka kërkuar katër lëndë, të cilat sipas informacioneve të portalit NOVA, kanë të bëjnë me projektin “Shkupi...
Next
Arkivi
first first Maj, 2016 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31
Arkivi sipas gazetareve
Tag
Ska asnjë tag