E ardhmja e Arlind Ajetit do të jetë larg Torinos. Mbrojtësi është thuajse i larguar nga skuadra “granata”, teksa qëndroi gjatë një sezoni të tërë në hije kjo edhe për shkak dëmtimesh dhe një forme jo të mirë.
Tani që sezoni futbollistik në Itali do të luajë javën e fundit, mbrotjësi shqiptar është duke parë dhe shqyrtuar ofertat që vijnë në drejtim të tij ku mësohet se ka një ofertë konkrete. Bëhet fjalë për një kalim të mundshëm në Bundesligë te skuadra e Frajburgut.
Ekipi ku luan edhe mesfushori i Kombëtares kuqezi, Amir Abrashi, është duke kërkuar një mbrojtës për t’u forcuar për sezonin e ardhshëm. Kalimi te Frajburgu do të ishte një mundësi e mirë për Ajetin, por që ende nuk ka asgjë zyrtare në lidhje me këtë lëvizje.