Një 21-vjeçar po adhurohet si rimishërimi i një Zoti Hindu, pasi vuan nga një sëmundje misterioze që nuk e lejon të rritet. Manpreet Singh është vetëm 58 centimetra i gjatë dhe ka peshën e një fëmije 6 muajsh. Ai besohet të jetë një ndër njerëzit më të vegjël në botë. Aktualisht i padiagnostikuar, sëmundja e tij mbetet mister. Por banorët e zonës në Punjab të Indisë e konsiderojnë atë “hyjni” dhe e vizitojnë çdo ditë për të marrë “bekimin” e 21-vjeçarit. Singh lindi i shëndetshëm, po prindërit e tij thonë se ai ndaloi së rrituri kur ishte 6 muajsh. Duke qenë në gjendje të vështirë ekonomike, prindërit nuk kanë mundur ta dërgojnë të birin në mjekë specialistë për të zbuluar sëmundjen nga e cila i riu vuan